Aktualitet

'Fole' prostitucioni në Vlorë, pranga 28-vjeçarit, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

Ata shfrytëzonin për prostitucion kundrejt pagesës tre shtetase të huaja me kombësi kineze, të cilave u kishin ofruar strehim dhe u siguronin klientët për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

F.I
'Fole' prostitucioni në Vlorë, pranga 28-vjeçarit,
FOTO ILUSTRUESE

VLORË-Një rast prostitucioni është goditur në Vlorë. Fatjon Spaho, 28 vjeç është arrestuar në flagrancë, ndërsa bashkëpunëtorja e tij kineze 51 vjeçe është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kishin përshtatur një apartament në qytetin e Vlorës, për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale. 28-vjeçari së bashku me shtetasen kineze kishin marrë me qira një apartament në lagjen “10 Korriku”, të cilin e kishin përshtatur për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit.

Në këtë ambient, ata shfrytëzonin për prostitucion kundrejt pagesës tre shtetase të huaja me kombësi kineze, të cilave u kishin ofruar strehim dhe u siguronin klientët për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme. Tre kinezet që ushtronin  prostitucion kundrejt pagesës janë proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një 28-vjeçar dhe shpallet në kërkim një shtetase me kombësi kineze, të cilët kishin përshtatur një apartament në qytetin e Vlorës, për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale. Procedohen penalisht edhe 3 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion kundrejt pagesës.

Në bazë të kontrolleve të mbështetura në informacionet e inteligjencës policore, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të dhënies me qira të ambienteve për ushtrim prostitucioni, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë kanë zhvilluar planin operacional policor të koduar “Secret Flat”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast në këtë fushë.

Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim, shtetasi F. S., 28 vjeç, banues në Tiranë. Po për të njëjtat vepra penale, u shpall në kërkim edhe shtetasja F. G., 51 vjeçe, me kombësi kineze.

Nga hetimet rezultoi se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë me qira një apartament në lagjen “10 Korriku”, të cilin e kishin përshtatur për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit.

Në këtë ambient, ata shfrytëzonin për prostitucion kundrejt pagesës tre shtetase të huaja me kombësi kineze, të cilave u kishin ofruar strehim dhe u siguronin klientët për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Prostitucioni”, në ngarkim të tre shtetaseve të huaja H. G., B. A. dhe L. M., të cilat shfrytëzoheshin nga këta dy shtetas dhe ushtronin prostitucion kundrejt pagesës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e shtetases së shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Poll

MOS HUMB