Aktualitet

FOTO- Gjendet pistoleta stilolaps me të cilën u plagos kamarieri i picerisë

Vetë Neziri pasi u arrestua deklaroi se armën e hodhi në zonën e 'Don Boskos'.

F.I
FOTO- Gjendet pistoleta stilolaps me të cilën u plagos kamarieri i
arma e zjarrit-stilolaps

TIRANË-Pas dëshmisë së autorit të plagosjes së kamarierit 15-vjeçar në picerinë 'Fantazia' në rrugën Ali Demi në Tiranë, policia ka gjetur pistoletën 'Stilolaps', me të cilën Aldi Neziri qëlloi të miturin. Arma e përdorur nga motoristi 21-vjeçar është gjetur në rrugën “Riza Çuka” në Laprakë e hedhur në një pusetë.

Vetë Neziri pasi u arrestua deklaroi se armën e hodhi në zonën e 'Don Boskos'. Në kërkim vijon të jetë administratori 24-vjeçar i picerisë ku ndodhi ngjarja, Leonardo Mejdani.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 01.06.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në rrugën “Riza Çuka” Laprakë, kanë gjetur dhe sekuestruar armën atipike me të cilën shtetasi A. N, 21 vjeç, dyshohet se plagosi 15-vjeçarin.

Aldi Neziri, motoristi i picerisë ka qëlluar me armë zjarri-stilolaps kamerierin 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, që ndodhi më 1 qershor në ambientet e picerisë 'Fantazia' te “Ali Demi”. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar edhe Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala, punonjës të picerisë, pasi ata kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike që mund të zbardhnin ngjarjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB