Aktualitet

FOTO- Masakra e Dobraçit, ky është Hamza Lici, 23-vjeçarit që iu pre sot jeta në mes

Hamza Lici është vëlla i Ibrahim Licit, i cili ndodhet në Turqi dhe që prej kohësh kërkohet nga Policia e Shtetit për vrasjen e Endri Mustafës.

k.m.
FOTO- Masakra e Dobraçit, ky është Hamza Lici,
Hamza Lici

SHKODËR- Personi që shihni në foto është Hamza Lici, vetëm 23 vjeç, një nga viktimat e sotëm të masakrës së Dobraçit. Hamza Lici është vëlla i Ibrahim Licit, i cili ndodhet në Turqi dhe që prej kohësh kërkohet nga Policia e Shtetit për vrasjen e Endri Mustafës. Ende nuk dihet shkaku i këtij atentati, por paraprakisht dyshohet se ka lidhje me sagën e hakmarrjeve mes fiseve Lici dhe Bajri në Shkodër.

Pasditen e sotme në lagjen Dobraç mbeti i vrarë nga një atentat Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati. Sakaq mbeti e vrarë një kalimtare, Fatmira Basha dhe u plagos bashkëshorti i saj, Bashkim Basha. Të dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB