Aktualitet

Tragjike! Aksidentohen për vdekje prindërit e trajnerit të Kombëtares U21, Alban Bushi

Nga aksidenti kanë ndërruar jetë në vend 75-vjeçari Ali Bushi dhe pasagjerja 71-vjeçare Bukurije Bushi, prindërit e trajnerit të Kombëtares "Shpresa U-21" të Shqipërisë.

k.m.
Tragjike! Aksidentohen për vdekje prindërit e trajnerit të
Alban Bushi

GREQI- Prindërit e Alban Bushit kanë ndërruar jetë gjatë një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në Veria-Selanik, pranë Kouloura Imathias. Nga aksidenti kanë ndërruar jetë në vend 75-vjeçari Ali Bushi dhe pasagjerja 71-vjeçare Bukurije Bushi, prindërit e trajnerit të Kombëtares "Shpresa U-21" të Shqipërisë.

PAMJE NGA AKSIDENTI:

Sipas mediave greke, fugoni me targa PMX-8942 i drejtuar nga 47-vjeçari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare që drejtohej nga 75-vjeçari shqiptar Ali Bushi.

Alban Bushi është ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili ka shënuar 14 gola me skuadrën kuqezi. Ai tashmë është trajneri i Kombëtares U-21 që nga viti 2016, i cili i ka drejtuar Shpresat në 58 takime./ZËRI

Poll

MOS HUMB