Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit Marjola Nakoleci, ndërsa 40-vjeçari del në Gjykatë! Çdo ndodhë me kujdestarinë e fëmijëve?

Prezent janë familjarët e saj, përfshi edhe fëmijët e viktimës, 3 prej të cilëve janë të mitur.

zh.ll

Përcillet në banesën e fundit Marjola Nakoleci, ndërsa

KORÇË- Trupi i pajetë i Marjola Nakoleci ka mbërritur në Korçë pasditen e së hënës, ndërsa sotpritet të kryhet ceremonia mortore mes familjarëve dhe të afërmve. Miq, familjarë dhe të afërm të viktimës janë duke i dhënë lamtumirën e fundit 36-vjeçares, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, ditën e premte (22 gusht), në Volos të Greqisë. Në orën 11:00 të ditës së sotme pritet përcjellja për në banesën e fundit për nënën e katër fëmijëve.

Prezent janë familjarët e saj, përfshi edhe fëmijët e viktimës, 3 prej të cilëve janë të mitur. Miqtë dhe familjarët janë në gjendje të rëndë shoku dhe refuzojnë kategorikisht të flasin për mediat. Vajza e madhe 18-vjeçare e Marjolës është shprehur se e ka mohuar kategorikisht babain e saj ndërsa ka vijuar se do të marrë hak për gjakun e nënës.

Paralelisht, mëngjesin e kësaj të marte, pak para orës 10:00, 40-vjeçari Pandeli Nakoleci, mbërriti në Zyrën e Oficerit Hetues me kokën ulur. Ai mbante veshur një jelek antiplumb, ndërsa nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje të gazetarëve.

 

Në të njëjtën kohë, çështja e kujdestarisë së fëmijëve të çiftit mbetet në pikëpyetje. Tre prej tyre janë të mitur, të moshës 6, 13 dhe 16 vjeç, ndërsa ka edhe një vajzë 18-vjeçare që sapo ka mbushur moshën madhore.  Me urdhër të Prokurorisë së Volosit, të hënën (25/8) filloi një hetim urgjent social nga Shërbimi Social i Bashkisë. Punonjësit Socialë dhe Psikologët kanë filluar kontaktet me të afërmit nga të dyja palët, me qëllim që të shqyrtojnë se cili do të ishte mjedisi më i mirë për fëmijët.

Sipas informacioneve, dy motrat e 36-vjeçares, njëra në Skiathos dhe tjetra në Itali, kanë shprehur interes, ashtu si edhe gjyshi i saj nga babai, i cili jeton në Shqipëri. Qëllimi i fëmijëve është të qëndrojnë në Greqi dhe skenari më i mundshëm që po merret në konsideratë është caktimi i kujdestarisë tezes nga Skiathos, me mbështetje financiare nga tezja që ndodhet në Itali, sipas ERT. Të gjitha procedurat do të përfundojnë pasi fëmijët të kthehen nga Shqipëria, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë Prokuroria.

Ndërkohë, motrat e viktimës vetëm pak ditë pas ngjarjes tragjike zbuluan se 36-vjeçarja dhunohej sistematikisht nga bashkërshorti i saj, pasi ky i fundit, dyshonte për tradhti. Sipas asaj që raportuan mediat greke mbi dëshmitë e tyre, 40 vjeçari e kishte përdhunuar për ta lënë shtatzënë, një mënyrë kjo për ta pasur nën kontroll.

Nga ana tjetër, Pandeli Nakoleci ka pranuar krimin, por duke dhënë dëshmi kontradiktore. Fillimisht ai nuk shprehu pendesë duke shtuar se gruaja e tradhtonte, ndëra më pas ka thënë se nuk donte dhe i doli situata nga kontrolli. Ai u arrestua një ditë pas krimit të rëndë, vetëm 200 metra larg banesës ku ndodhi krimi i rëndë. Gjatë arrestimit ai iu drejtua oficerëve të policisë duke thënë: “Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë, më tradhtonte”.

Ngjarja ndodhi në banesën ku jetonte familja, në prani të katër fëmijëve të çiftit. 36-vjeçarja vrapoi për t'u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Pastaj, gruaja ra mbi xham dhe autori, duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, iku me vrap./ZËRI

Poll

MOS HUMB