Aktualitet

VIDEO/ Zjarri te kompleksi 'Arlis', momenti kur fëmijët i vënë flakën kartonave të marketit

Në pak sekonda, zjarri u përhap menjëherë, duke prekur edhe një prej kolonave të fasadës së objektit 12-katësh.

Zeri
VIDEO/ Zjarri te kompleksi 'Arlis', momenti kur fëmijët i
Momenti kur kompleksi Arlis merr flakë

TIRANË- Ky është momenti kur pesë fëmijë i vunë zjarrin mbeturinave të marketit në katin 0 të një pallati që u shkrumbua të martën në zonën e Farmacisë 10 në kryeqytet, ku u dogjën 30 banesa.

Nga pamjet e bëra publike shihet momenti kur fëmijët, të cilët po luanin në sheshpushimin e pallatit, i vunë flakën kartonave rreth orës 16:34. Në pak sekonda, zjarri u përhap menjëherë, duke prekur edhe një prej kolonave të fasadës së objektit 12-katësh. Këto pamje po përdoren nga policia dhe prokuroria, ku kjo e fundit ka marrë në pyetje edhe të miturit në prani të psikologut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Deri më tani, në hetim janë 9 persona. Razie Sula, menaxhere e marketit që ndodhej në katin e parë të pallatit, Agron Cara, administrator i godinës, Enver Ademi, inxhinier, dhe Altin Furtuna, kontraktor i fasadës, u arrestuan, por më pas u liruan nga Gjykata e Tiranës. Për ta është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Po ashtu janë proceduar edhe 4 të tjerë në gjendje të lirë, mes të cilëve edhe pronari i kompanisë ndërtuese “Arlis”, Armand Lilo./ZËRI

Poll

MOS HUMB