Aktualitet

FOTOT e drogës/ Goditja e rrjetit nga SPAK, mediat në Finlandë s'e kishin idenë për shqiptarët: Koka e grupit janë polakët! (SHKRIMET)

Sipas informacioneve që janë bërë publike, anëtarët e këtyre grupeve kriminale ia kishin lënë në dorë kryesisht vajzave dhe grave shpërndarjen e lëndëve narkotike.

k.m.
FOTOT e drogës/ Goditja e rrjetit nga SPAK, mediat në Finlandë
Droga e kapur

TIRANË- Një rrjet kriminal i trafikut të drogës nga Shqipëria, Spanja e Holanda me destinacion Finlandën u zbulua dje nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një konferencë me gazetarët, SPAK zbuloi se kishin "çmontuar" 4 grupe kriminale që merreshin me kontrabandën e drogës, ndërsa "kokat" e grupeve ndodheshin në Shqipëri dhe nga këtu koordinonin të gjithë rrjetin. Në këtë operacion janë ekzekutuar 9 masa sigurie për: Dorian Luzaj, Geraldo Seferaj, Elton Myftari, Elton Tavani, Erind Teneqexhiu (Agalliu), Kela Qevani, Ledion Hoxha, Bensik Sparta dhe Artan Musta. Sipas informacioneve që janë bërë publike, anëtarët e këtyre grupeve kriminale ia kishin lënë në dorë kryesisht vajzave dhe grave shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Lidhur me aksionin, sot në rrjet kanë nisur që të shpërndahen pamjet e drogës nga dosja e SPAK. Këto foto në fakt e kanë parë edhe më parë "dritën e publikimit" pasi janë bërë lajm në mediat finlandeze. Më konkretisht, media "Ilta Sanomat" i ka publikuar pamjet që më 30 korrik të vitit të shkuar. Veçse në artikull vihet re se për finlandezët, grup kriminal nuk kishte lidhje me Shqipërinë.

FOTOT E DROGËS:

FOTOT e drogës/ Goditja e rrjetit nga SPAK, mediat në FinlandëFOTOT e drogës/ Goditja e rrjetit nga SPAK, mediat në FinlandëFOTOT e drogës/ Goditja e rrjetit nga SPAK, mediat në FinlandëFOTOT e drogës/ Goditja e rrjetit nga SPAK, mediat në FinlandëFOTOT e drogës/ Goditja e rrjetit nga SPAK, mediat në FinlandëFOTOT e drogës/ Goditja e rrjetit nga SPAK, mediat në FinlandëFOTOT e drogës/ Goditja e rrjetit nga SPAK, mediat në FinlandëFOTOT e drogës/ Goditja e rrjetit nga SPAK, mediat në FinlandëFOTOT e drogës/ Goditja e rrjetit nga SPAK, mediat në FinlandëFOTOT e drogës/ Goditja e rrjetit nga SPAK, mediat në FinlandëFOTOT e drogës/ Goditja e rrjetit nga SPAK, mediat në FinlandëFOTOT e drogës/ Goditja e rrjetit nga SPAK, mediat në FinlandëFOTOT e drogës/ Goditja e rrjetit nga SPAK, mediat në Finlandë

Asokohe ende nuk e kishin zbuluar se kush qëndronte vërtetë pas rrjetit që kishin goditur. Në disa shkrime, theksohet madje se bëhet fjalë për një grup "të udhëhequr nga polakët". Në fakt, polakët përdoreshin vetëm për të transportuar lëndën narkotike.

FOTOT e drogës/ Goditja e rrjetit nga SPAK, mediat në Finlandë

Përveç fotove të drogës së kapur, media jepte edhe detaje për mënyrën sesi punonte grupi. Sipas tyre, anëtarët e importonin amfetaminën në formë vaji, të cilin më pas e precipitonin dhe e bënin gati për treg. Në një përllogaritje, grupi mendohej të kishte importuar në Finlandë afërsisht 46 kilogramë kokainë, 20 kilogramë alfa-PVP dhe alfa-PHP, 31 kilogramë drogë sintetike, 50 kilogramë hashash, 85 kilogramë marihuanë, afërsisht 40,000 tableta ekstazie dhe 20,000 tableta Subutex. Sipas vlerësimeve të Policisë, vlera totale e rishitjes së drogës ishte mbi 11 milionë euro.

"Sipas policisë, aktivitetet e organizatës kriminale të udhëhequr nga polakët kanë qenë shumë profesionale. Sipas policisë, grupi ka pasur akses në fabrika prodhimi droge në shkallë pothuajse industriale në disa vende. Ata kanë prodhuar drogë nga pararendës të drogës kryesisht me origjinë nga Azia,"-shkruanin mediat.

Droga futej në Finlandë kryesisht me automjete nëpërmjet qyteteve kufitare Haparanda dhe Tornio. Pasi kalonte kufirin, droga dërgohej në apartamente dhe vila që ishin marrë me qera paraprakisht, kryesisht në zonën e Finlandës Jugore. Personat kujdeseshin që të merrnin me qera shtëpi private dhe vila, por gjithmonë përmes platformën "Airbnb". Pasi ripërpunohej, droga shitej. Në këtë pikë, pra deri në vitin 2024, duket se autoritetet vendase nuk e kanë pasur idenë që në grup kanë qenë të përfshirë shqiptarët./ZËRI

Poll

MOS HUMB