Aktualitet

FOTOT/ Qytetari i paralizuar shkon me barrelë për të marrë KEMP-in

Aty ndodhen edhe dy auto-ambulanca gjë që tregon se përveç qytetarit të kapur në foto, ka edhe të tjerë që janë të detyruar të vërtetojnë invaliditetin e tyre.

F.m
FOTOT/ Qytetari i paralizuar shkon me barrelë për të marrë
Qytetari

TIRANË- Çdo person që është mbi 2 vjeç dhe që ka një gjendje mjekësore të vërtetuar të një dëmtimi fizik, mendor, intelektual apo shqisor do të duhet të paraqitet vetë pranë Inspektoriatit të Punës për të marrë KEMP-in. Në të kundërt, gjasat që të mund ta përfitojë janë thuajse zero.

FOTOT/ Qytetari i paralizuar shkon me barrelë për të marrë
Qytetari

ZËRI ka siguruar foto ku duket se si qytetarët paraqiten pranë këtij institucioni dhe jo në kushte normale. Një prej tyre madje është shfaqur me barrelë në mënyrë që punonjësit ta shohin gjendjen në të cilën ndodhet dhe të mos i refuzojnë shumën prej 10 mijë lekësh të reja në muaj apo pak më tepër.

Aty ndodhen edhe dy auto-ambulanca gjë që tregon se përveç qytetarit të kapur në foto, ka edhe të tjerë që janë të detyruar të vërtetojnë invaliditetin e tyre jo vetëm me një vërtetim të mjekut, por edhe me paraqitjen e tyre fizike pranë këtij institucioni.

 

Poll

MOS HUMB