Aktualitet

Vrau Bledar Dedjan pasi kreu marrëdhënie seksuale me të, lirohet nga burgu 17-vjeçari italian

Ditën e krimit, 17-vjeçari u kap nga disa kamera sigurie të rrugës në sheshin në Paderno del Grappa ku duhej të takohej në Bledarin

F.I
Vrau Bledar Dedjan pasi kreu marrëdhënie seksuale me të, lirohet
Bledar Dedja

ITALI-Giovanni Parolin, 17 vjeç, autori i vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja, i cili u gjet gjysmë i zhveshur dhe i masakruar me thika më 21 janar të vitit të shkuar, është lënë i lirë. Gjykata për të Mitur të Venecias pranoi kërkesën e avokates së të autorit, për të ndjekur një kurë psikologjike në komunitet.

Shqiptari dhe i mituri, para ngjarjes, ishin takuar rreth 1 vit më parë në ambientet e punës ku Bledar Dedja punonte, ku dyshohet se ky i fundit e bindi të kryenin marrëdhënie në këmbim të parave. Ditën e krimit, 17-vjeçari u kap nga disa kamera sigurie të rrugës në sheshin në Paderno del Grappa ku duhej të takohej në Bledarin. Më pas të dy janë filmuar teksa udhëtuan me Mercedesin B-Class të 39-vjeçarit drejt pyllit.

Si ndodhi krimi i rëndë

Autori ishte takuar me Bledarin rreth një vit më parë para vrasjes, kur edhe ishte marrë në punë në picerinë ku punonte shqiptari. Një marrëdhënie e veçantë do të kishte lindur mes të dyve, duke përfshirë "lojërat mes të rriturve", të cilat 17-vjeçari kishte dashur t'i ndërpriste. Kështu ai i kishte kërkuar Dedjës që t'i jepte fund historisë që kishin nisur, por burri e refuzoi duke e shantazhuar se do ia tregonte të gjitha familjes së tij. I riu, i vendosur në presion, gjeti zgjidhjen më tragjike. 

Fillimisht e thirri për takim në pyll dhe atje e vrau. Të dy u takuan në sheshin në Paderno dhe në makinën e kopshtarit shqiptar, u zhvendosën në Via Colli, ku supozohej të kryenin marrëdhënie seksuale. Këtu, pasi Bledarit hoqi pantallonat dhe të brendshmet, ndërsa 17-vjeçari i dha goditjet vdekjeprurëse pas shpine që i kushtuan jetën. Për të mësuar më shumë lidhur me shantazhin që shkaktonte shqiptari mbi të riun, hetuesit kanë në dorë aplikacionin “Grindr” ku të dy u njohën dhe kanë nisur zbardhjen e bisedave. 

Trupi i pajetë i Dedjës u gjet nga një mik i tij, i shtrirë në një pellg gjaku të shkaktuar nga plaga me thikë që i ishte shkaktuar në shpinë dhe që i kishte shpuar mushkëritë. Plagët e tjera ishin kryesisht sipërfaqësore: në tëmthin e djathtë, në krahun e majtë dhe në dorën e djathtë me të cilën kishte arritur të kapte tehun që po e masakronte. Plagë të shumta ka pasur edhe në gjoks. Pas vrasjes në fund të janarit, familja doli publikisht dhe kërkoi zbardhjen e vrasjes, por e shoqja nuk u prononcua kurrë. Ajo dyshonte aq shumë për jetën e fshehtë të Bledarit, saqë dy vite më parë punësoi një hetues privat për të zbuluar të vërtetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB