TIRANË- Këtë të enjte zhvillohet faza e vlerësimit të kandidatëve që kanë aplikuar për procedurën e konkurrimit për hetues financiar pranë Prokurorsë së Posaçme (SPAK). Në fazën e tretë të konkurrimit jane kualifikuar 10 kandidatë në garë për 4 pozicione, të cilët në dy fazat e para të konkurrimit kanë grumbulluar minimum 40 (dyzet) pikë. Në këtë fazë, kandidatët të cilët arritën të grumbullojnë të paktën 40 pikë, do të zhvillojnë intervistë të strukturuar me gojë në godinën e SPAK.
KANDIDATËT PËR HETUES FINANCIAR
Enea Arben Sharr
Ermal Niazi Milori
Argjend Shefki Tota
Kreshnik Thimi Gjeçka
Gentian Nikollë Ndoi
Ditmir Zeqir Hoda
Ilir Bexhet Deda
Fotion Përparim Malaj
Klodian Nikolet Vasia
Lutfi Haxhi Minxhozi
Vlerësimi i kandidatëve për hetues financiar do të bëhet nga prokurorët Sotir Kllapi, Dorina Bejko dhe Dritan Prençi, ky i fundit zëvendësoi Brahon pas dorëheqjes. Klodian Braho dha dorëheqjen nga ky komision që më datë 6 tetor, ditën që ka bërë aplikimin dhe dorëzuar platformën për garën e vendit vakant të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Çështje kjo që nxiti debate.
Por, jo vetëm Braho. Nga ana tjetër kandidat per hetues financiar është edhe Ditmir Hodaj, djali i anëtarit të KLP-së Zeqir Hoda, i cili është pjesë e 11 anëtarëve që voton për kandidatët për drejtues të SPAK. Zeqi Hoda nuk mori pjesë në votim gjatë seancës për miratimine emrave të 4 kanidatëve për drejtues të SPAK.
