Aktualitet

Gara për kreun e ri të BKH/ KLP cakton datën dhe lirimin nga detyra të Hajnës, çfarë pritet të ndodhë

Mbledhja do të zhvillohet në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT.

zh.ll
Gara për kreun e ri të BKH/ KLP cakton datën dhe lirimin nga
Foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), do të mblidhet më 1 shtator për të diskutuar mbi mbarimin e mandatit të drejtueses së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Hajnaj. Mbledhja do të zhvillohet në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT.

Gara për kreun e ri të BKH/ KLP cakton datën dhe lirimin nga
Njoftimi i KLP për mbledhjen

Ndërkohë sot, është mbledhur Komisioni i Pastërtisë dhe Figurës i ngritur për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të BKH, për të shqyrtuar dokumentacionin e kandidatëve në garë. Komisioni përbëhet nga dy prokurorët e SPAK, Behar Dibra dhe Eneid Nakuçi, kryetarja e Apelit të GJKKO-së Saida Dollani, si dhe dy agjentë të BKH-së.

SPAK publikoi në muajin korrik emrat e shtatë kanidatëve fitues që kaluan në fazën e dytë të garës për zgjedhjen e kreut të BKH-së. Kandidatët në garë janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Për secilin prej tyre, do të caktohet një një relator përmes shortit, i cili do të kryejë verifikimet e nevojshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB