Aktualitet

“Gërdeci”/ Mediu pas seancës kundërshton akt-ekspertimin: Nuk ka logjikë!

Mediu pretendon se sipas llogaritjeve, demontimi do të përfundonte në vitin 2038.

k.m.
“Gërdeci”/ Mediu pas seancës kundërshton
Fatmir Mediu

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur sërish në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për çështjen “Gërdeci”. Pas seancës, për mediat, Mediu deklaroi se qëndrimi i ekspertëve mbi përfitimet që do vinin nga demontimi, janë të pakuptimta. Sipas tij, Shqipëria kishte obligim sa i takon afateve kohore të demontimit të armëve, dhe bëri një krahasim ku solli rastin se sa do zgjaste kjo procedurë nëse do implementohej oferta e Poliçanit. Mediu pretendon se sipas llogaritjeve, demontimi do të përfundonte në vitin 2038. Majde shtoi se se ka patur dy raste ku gjatë demontimit të armëve janë shkaktuar dëme në njerëz, pasi është proces me risk të lartë por ishte i nevojshëm pasi nga Pentagoni, Shqipëria cilësohej si një vend me rrezik të lartë.

Sa i përket dijenisë së presidentit dhe kryeministrit, Mediu tha se kjo ishte procedurë pasi transportimi i fishekëve ishte një procedurë ushtarake, për të cilën njoftohej edhe vetë NATO.

“Po vazhdojmë që të shqyrtojmë një akt absurd. Pra me thënë me pak fjalë, prokurorët i kanë thënë eksperteve hidhni një gur në lumë dhe ne e gjykata do nxjerrim gurin që kanë hedhur. Ky akt nuk ka përcaktuar se kush janë raportet dhe përgjegjësitë e ministrit, madje kanë deklaruar se nuk ka asnjë dëm ekonomik të shkaktuar nga ministri. Në kohën kur ka ardhur kërkesa e kompanisë SAC, ne këto municione i digjnim në Mjekës me financim të NATO-s që në total shkonte 10 mln euro. Kishim dy alternativa, ose ti digjnim ose ti demontonim me një teknologji që u provua që ishte rezultative sepse për 4-5 muaj u demtuan 4500 ton fishekë me fitim 2 mln dollarë. Pastaj pretendimi se po të bëhej në Poliçan do fitohej më shumë nuk ka logjikë ekomonike. Është e provuar në Poliçan nuk është bërë demontim të fishekëve as para as pas Gërdecit. Shteti me partnerët kanë investuar 8 mln dollarë. Demontimi nuk bëhej me frymën e shenjtë. Është e provuar se në Poliçan nuk është bërë demontim fishekësh. Mbrapa është bërë demontim me djegie, jo mekanik. Shteti ka investuar 18 mln dollarë dhe ka dalë me humbje dhe për fishekët rreth 2 mln dollarë që janë kosto në buxhet. Ne kishim një detyrim nga marrëveshja e stabilizim-asocimit që demontimi të mbaronte brenda vitit 2006. Dhe nëse do të ecnim me ekspertës sipas ofertës së Poliçanit duheshin 30 vjet që të bëhej demontimi. Pra, as sot nuk do të kishte përfunduar. Në vitin2006 kemi pasur 2 ngjarje të rënda. Pretendimi është që shefi i shtabit nuk ishin në dijeni që bëhej transporti i municioneve, por është aksion ushtarak. Çdo ditë raportohej dhe përgatitej një raport për presidentin, kryeministrin dhe departamentin e NATO-s,"-tha Mediu. 

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB