Aktualitet

Një tjetër emigrant humb jetën, 19-vjeçari gjendet i pajetë në një banesë në Nivicë

Sipas Policisë, 19-vjeçari me origjinë Egjiptiane, pasi ka kaluar kufirin tokësor nga Greqia në vendin tonë është gjetur pa jetë në fshatin Nivicë.

I.F
Një tjetër emigrant humb jetën, 19-vjeçari gjendet i
PAMJE NGA VENDNGJARJA

HIMARË- Një tjetër emigrant është gjetur i pajetë në fshatin Nivicë, Himarë. Sipas Policisë, 19-vjeçari me origjinë Egjiptiane, pasi ka kaluar kufirin tokësor nga Greqia në vendin tonë është gjetur pa jetë në fshatin Nivicë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se shtetasi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kryen veprimet e para hetimore, pasi më datë 04.04.2026, në orët e para të mëngjesit, shërbimet e urgjencës mjekësore në Sarandë kanë njoftuar se pranë një banese të braktisur në fshatin Nivicë, është konstatuar pa shenja jete shtetasi H. O., 19 vjeç, banues në Menia, Egjipt””, njofton Policia.

Ndërsa, ditën e djeshme dy emigrantë me origjinë nga Afrika rreth moshës 20 dhe 22 vjeç u gjetën pa jetë në malin e Kamenicës në Korçë. Dyshohet se ata ndërruan jetë për shkak të temperaturave të ulta./ZËRI

Poll

MOS HUMB