Aktualitet

Gjendet i vdekur në hotel ish-ambasadori gjerman Werner Daum

Daum hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët, duke dalë kundër udhëzimeve të qeverisë së tij.  Mbrëmjen e kaluar, ai u akomodua në një hotel në Goelm, por këtë mëngjes, është gjetur i pajetë nga sanitarja. Dyshohet se vdekja i ka ardhur për shkaqe natyrale

F.m
Gjendet i vdekur në hotel ish-ambasadori gjerman Werner Daum

KAVAJË- Ish-ambasadori i Gjermanisë Werner Daum, është gjetur i pajetë në një hotel në Golem. Ish-diplomati kishte ardhur në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Dy ditë më parë ai mori pjesë në një ceremoni ku u inaugurua shtatorja e dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryedemokrati Sali Berisha dhe kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, me mbarimin e ceremonisë, Daum u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje nga Bashkia Kavajë. Kjo për faktin se ai ka shërbyer si ambasador në Shqipëri nga viti 1987 deri në vitin 1990.

Daum hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët, duke dalë kundër udhëzimeve të qeverisë së tij.  Mbrëmjen e kaluar, ai u akomodua në një hotel në Golem, por këtë mëngjes, është gjetur i pajetë nga sanitarja. Dyshohet se vdekja i ka ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftimi:

Rreth orës 12:30, në Golem, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jete shtetasi W. D, 82 vjeç (ish-ambasadori gjerman). Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Poll

MOS HUMB