Aktualitet

“Gjon Shkambi ishte në dijeni të planit të nipit”/ Vrasja e gjyqtarit Kalaja ishte e planifikuar? Zbardhen lëvizjet e autorit dhe xhaxhait

Nga hetimet rezulton se Gjon Shkëmbi, xhaxhai i autorit Elvis Shkëmbi, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij.

zh.ll
“Gjon Shkambi ishte në dijeni të planit të nipit”/
astrit kalaja-gjon dhe elvis shkembi

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga policia në lidhje me ekzekutimin e gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda Gjykatës së Apelit. Nga hetimet rezulton se Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit Elvis Shkambi, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij. Kjo ngre dyshimet se ngjarje është e paramenduar dhe planifikuar. Dyshohet se Gjon Shkambi, në rolin rolin e shtytësit dhe/ose ndihmësit, ka qenë në dijeni të planitë të nipit të tij, për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes. 

"Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi G. Sh. nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, çka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit dhe/ose ndihmësit. Pas ngjarjes, shtetasi E. Sh. ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit B. P., me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori E. Sh., pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë.", thuhet në deklaratën zyrtare të policisë.

Ky konkluzion rezulton nga përfundimi i hetimeve për vrasjen që tronditi sistemin e drejtësisë, opinionin publik, Shqipërinë dhe përtej. 

Autori i dyshuar, shtetasi Elivs Shkambi u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes, ndërsa në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, xhaxhi i i tij Gjon Shkambi dhe roja i sigurisë se gjykatës shtetasi Banush Koxhaj.

Akuzat

Elvis Shkambi 30-vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Gjon Shkambi 56-vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim;

Banush Koxhaj 63-vjeç, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”;

Si ndodhi ngjarja?

Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën ditën e djeshme, 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Dyshohet se autori tashmë i identifikuar, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB