TIRANË- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për sekuestro ndaj Anna Morgenstern, ndërsa mësohet se çështja është kthyer për rigjykim, duke i mundësuar kështu polakes që të mos ketë pengesa në pasuritë e saj deri në përfundim të rigjykimit.
Kush është Anna Morgenstern? Polakja Morgenstern është bashkëshortja e Stephan Morgenstern, i cili po hetohet për mashtrim financiar, pasi dyshohet se është pjesë e një skeme piramidale ndërkombëtare përmes së cilës ka përfituar ka përfituar në mënyrë të paligjshme 28 milionë euro.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, gjatë periudhës 27 mars 2016 – 7 nëntor 2020, ky person në bashkëpunim me shtetas të tjera kanë mashtruar 2156 shtetas, me një dëm në vlerë monetare totale 40 703 930 904 KRë (monedha e Koresë së Jugut) ose rreth 28 000 000 euro.
Në prill të vitit 2024, Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasurinë e polakes Anna Morgenstern, me vlerë mbi 500 mijë euro. Ky vendim erdhi në vijim të hetimit pasuror për gjermanin Stephan Morgensten, i cili u arrestua në gusht të vitit 2023 në Rinas, pasi ishte në kërkim nga Koreja e Jugut dhe shtete të tjera nën akuzë për mashtrim. Çifti i bashkëshortëve akuzohen për të njëjtën vepër penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./ZËRI


