
TIRANË- Dosja "Plumbi i Artë", vazhdon dëshmia e Nuredin Dumanit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në fjalën e tij në sallën e gjyqit, Dumani tregon pas arrestimit, për shkak se ishte i plagosur është dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Nga aty, është sjellë në ambientet e spitalit Ushtarak në Tiranë, ku tregoi se është vizituar nga disa nga drejtuesit e lartë të policisë, përfshirë Ardian Çipën, Tonin Vocajn, por edhe kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Sipas tij, nga dëshmia që më pas ka dhënë kur ishte në spitalin e burgut, ka treguar se nuk e dinte kush e kishte qëlluar, por kishte deklaruar se shoferi i mjetit i kishte ngjarë me ish-mikun e tij të ngushtë, Talo Çelën.
I pyetur nga avokatja Elda Zotaj nëse ka dhënë deklarime në policinë e Elbasanit në momentin e arrestimit, Dumani tha se nuk u ka kthyer përgjigje personave që i konsideron të korruptuar.
Avokatja Elda Zotaj: A keni dhënë deklarime para policisë në Elbasan kur u arrestuat?
Dumani: Nuk i kam kthyer përgjigje të korruptuarve.
Avokatja Elda Zotaj: A keni dhënë deklarime para prokurorisë në Elbasan kur u arrestuat?
Dumani: Kur jam arrestuar më çuan në spitalin e Fierit, isha i plagosur. Pastaj shkova në spitalin ushtarak. Tre persona, Ardian Çipa, Tonin Vocaj dhe Kreshnik Ajazi erdhën të më takonin. Pas arrestimit, deklarimet e para i kam bërë te spitali i burgut.
“Kur më arrestuan në spitalin e Fierit, isha i plagosur. Pasi shkova në spitalin Ushtarak erdhën më takuan Adrian Çipa, Tonin Vocaj, Kreshnik Ajazi. Pas arrestimit deklarimet e para i kam bërë nga spitali i burgut, por ato janë dhënë më vonë. Ditën e ngjarjes isha vetëm në makinë, kur më qëlluan nga mbrapa. Pas kësaj u ula në sediljen e pasagjerit të makinës X5, ku u plagosa. Suel Çela ishte i interesuar për vrasjen e Oti Kilës. Ditën e ngjarjes isha vetëm në makinë, kur u qëllova isha shofer. Më qëlluan nga mbrapa. Më pas u ula te sedilja e pasagjerit në makinën X5 kur u plagosa."
Një tjetër çështje që Dumani ka trajtuar gjatë dëshmisë së tij është atentati që iu bë në Elbasan. Në rrëfimin e tij tregoi edhe njëherë se në Elbasan atë ditë kishte shkuar për të vrarë "Otin e Elbasanit", Elton Kila, pa e ditur se në fakt ndaj tij ishte ngritur një kurth për ta ekzekutuar. Ai ka pohuar gjithashtu se ka pasur njohje me Oti Kilën dhe kishte bërë disa transaksione me të dhe vëllain e tij. Sipas Dumanit, vrasja e Kilës ishte pjesë e një plani që iu kërkua nga Suel Çela.
"Suel Çela ishte i interesuar për vrasjen e Oti Kilës. Ditën e ngjarjes isha vetëm në makinë, kur u qëllova isha shofer. Më qëlluan nga mbrapa. Më pas u ula te sedilja e pasagjerit në makinën X5 kur u plagosa. Oti Kilën e njihja personalisht, kam qëndruar me atë bashkë me vëllanë tim. I kemi shitur një makinë dhe i kemi blerë një makinë. Në të njëjtën ditë u bë shit-blerja. Në 2019 një shef krimesh në Elbasan që Henri Hoxha e kishte shok, më jepte informacione për Talo Çelën. Shefin ma prezantoi Henriku, ai kërkonte 10 mijë euro në muaj. Një ditë para ngjarjes bleva një kallashnikov dhe silenciator në Fier. Sandër Baho më njohu me shitësin. Ditën e ngjarjes kisha mitraloz me 200 fishekë dhe një kallash. Mitralozin ma dha çuni i xhaxhait tim. Makina për ngjarjen e bleva rreth 5-6 mijë euro, më thanë që ishte e vjedhur në Greqi, por nuk e di,”-tha në seancën e sotme Dumani.
*dëshmia vazhdon në gjyq...