Aktualitet

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë, Rigers Sheqeri

Vetëm dy ditë më parë Prokuroria e Tiranës njoftoi pezullimin nga detyra të Sheqerit, i cili akuzohet për 'shpërdorim detyre', si pasojë e hetimeve që po zhvillohen mbi dyshimet e një skeme të mundshme abuzimi me lejet e ndërtimit në kryeqytet.

F.I
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së
Rigers Sheqeri

TIRANË-Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra të kreut të IMT-së Tiranë Rigers Sheqeri dhe juristit Erlion Papa duke u caktuar masat detyrim paraqitje për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Masa e ndalimit të daljes jashtë vendit u hoq edhe për biznesmenin Pandeli Carapuli, duke lënë në fuqi masën e detyrimit për tu paraqitur teksa akuzohet për ndërtim të paligjshëm.

Vetëm dy ditë më parë Prokuroria e Tiranës njoftoi pezullimin nga detyra të Sheqerit, i cili akuzohet për 'shpërdorim detyre', si pasojë e hetimeve që po zhvillohen mbi dyshimet e një skeme të mundshme abuzimi me lejet e ndërtimit në kryeqytet.  

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, hetimet për këtë çështje nisën pas kallëzimit të Admir Agos administrator i shoqërisë “AL OIL 2019”sh.p.k. i cili pretendon se në pronën e kësaj shoqërie, janë kryer punime pa leje ndërtimi dhe kanë sjellë si pasojë dëmtimin e saj.

Carapulit i ishte dhënë një leje për vendosjen e një barriere provizore në zonën e mbikalimit të Saukut, në Unazën e Re. Megjithatë, verifikimet në terren konstatuan ndërtimin e një muri betoni rreth 120 metra të gjatë dhe 4 metra të lartë, duke ngritur dyshime për tejkalim të lejes së miratuar. Gjithashtu raportohet se Sheqeri, bazuar në relacionin e juristit, ka mbyllur procedurën në kundërshtim me ligjin pa marrë asnjë masë ndaj subjektit ndërtues./ZËRI

Poll

MOS HUMB