Aktualitet

E vranë apo u rrëzua? U gjet i vdekur me lëndime në kokë, policia me dy pista hetimi...

Në trupin e pajetë të 78-vjeçarit janë konstatuar plagë në trup, konkretisht një dëmtim në kokë

F.I
E vranë apo u rrëzua? U gjet i vdekur me lëndime në
PAMJE NGA VENDNGJARJA

KORÇË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në fshatin Bulgarec, Korçë, ku Gëzim Vija 78 vjeç u gjet i pajetë në banesën e tij. Lidhur me rastin Policia është duke hetuar në dy pista, atë të vrasjes dhe pistën e vdekjes aksidentale.

Në trupin e pajetë të 78-vjeçarit janë konstatuar plagë në trup, konkretisht një dëmtim në kokë, çka tregon se mundet të jetë rrëzuar dhe goditur kokën duke i sjellë vdekjen.

Mësohet se i moshuari ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm në banesë prej 25 vitesh. Viktima ka 4 fëmijë, ku dy prej tyre jetojnë në Korçë ndërsa dy të tjerë jashtë shtetit. Në komisariat janë dërguar të gjithë familjarët për të deklaruar pasi nuk ka ende një motiv për ngjarjen. Trupi i tij i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB