Aktualitet

Grabitet një kioskë në zonën e ish-Bllokut, Policia në vendngjarje

Pronarja e kioskës ka telefonuar Policinë e Shtetit duke denoncuar faktin që një person i paidentifikuar ka hyrë në kioskën e saj dhe ka grabitur para.

k.m.
Grabitet një kioskë në zonën e ish-Bllokut, Policia në
Foto ilustruese

TIRANË- Një kioskë është grabitur pasditen e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Pronarja e kioskës ka telefonuar Policinë e Shtetit duke denoncuar faktin që një person i paidentifikuar ka hyrë në kioskën e saj dhe ka grabitur para. Ajo ka denoncuar grabitjen duke u shprehur se autori ishte i armatosur, por është e paqartë nëse ka qenë me thikë, apo me armë zjarri.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet dhe ka nisur nga puna për kapjen e autorit të grabitjes.

NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.12.2024, rreth orës 17:10, në një kioskë në zonën e Ish-Bllokut, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi akoma të papërcaktuar (paraprakisht dyshohet pistoletë lodër), i ka vjedhur rreth 300 lekë të rinj shitëses së kioskës dhe më pas është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB