LUSHNJË-Një 24-vjeçar është arrestuar në Lushnjë për veprën penale “Pornografia me të mitur”. I riu u kap në kuad♪7r të operacionit “Gjurmët Digjitale”, ku në banesë iu gjetën pajisje elektronike në të cilat mbanet materiale me përmbajtje pornografike ku përfshiheshin të mitur. I riu qarkullonte në internet materiale të ndaluara.
Njoftimi i policisë:
Vijon intensivisht puna për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit online ndaj fëmijëve.
Finalizohet operacioni i koduar “Gjurmët Digjitale”.
Identifikohet, kapet dhe ndalohet një shtetas, për pornografi me të mitur.
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gjurmët Digjitale”, si pjesë e punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë të miturit në hapësirën digjitale.
Në kuadër të hetimeve të kryera, u bë i mundur identifikimi i një shtetasi të përfshirë në qarkullimin e materialeve të ndaluara, dhe si rezultat u ndalua shtetasi I. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Pornografi me të mitur”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan pajisje elektronike, në të cilat u gjetën materiale me përmbajtje pornografike ku përfshiheshin të mitur.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë./ZËRI