Aktualitet

Grida Duma-Metës: E qartësoi dosjen e lobimit në SHBA më mirë se avokati, gati për intervistë te “313”

Kërkesës së Metës për një intervistë, Duma i përgjigjet pozitivisht, duke thënë se nëse kjo do të mundësohet në kushtet e tij, do të realizohet.

F.I
Grida Duma-Metës: E qartësoi dosjen e lobimit në SHBA më
Ilir Meta dhe Grida Duma

TIRANË-Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një shkrim të gjatë, ku iu drejtua edhe moderatores Grida Duma, reagoi për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Reagimit të Metës pas emisionit ku u diskutua për dosjen e tij dhe akuzat nga drejtësia, i është përgjigjur moderatorja e emisionit, Grida Duma, e cila thekson ndër të tjera se balanca e palëve është e rëndësishme dhe se në këtë emision është bërë përpjekje që palët të jenë të përfaqësuara, dhe më mirë se avokati i zotit Meta nuk do kishte pasur dot mundësi dikush tjetër për të qartësuar dosjen. Kërkesës së Metës për një intervistë, Duma i përgjigjet pozitivisht, duke thënë se nëse kjo do të mundësohet në kushtet e tij, do të realizohet.

Deklarata e Grida Dumës:

Zoti Meta e ka parë me vend dhe gjëja e parë që kam parë në reagimin e drejtuar personalisht të shënojë gjithçka që ka dëgjuar duke e dëgjuar emisionin e mbrëmshëm nga 313. Ka shënuar gjithçka në dekriptimin e asaj dosjeje mbrëmë në Top Story. Ilir Meta qartëson që kërkon një intervistë apo një panel të bërë qoftë edhe në gjendjen e burgosjes ku ai është. Është hera e parë që Ilir Meta qartëson sa i përket lobimit dhe emrave që mendon se janë përgjegjës. Kjo është një transparencë për publikun. Ndër të tjera ka qenë një mesazh i gjatë në Facebook.

Ilir Meta me normalitetin e tij, ose siç e ka parë ai thotë që në këtë studio ishte vetëm avokati i tij i vendosur përballë tre gazetarëve dhe e konsideron që ka qenë një lloj mospariteti palësh mbrojtëse dhe sulmuese. Është e rëndësishme për ne në Top Story, kemi ftuar mbrëmjen e djeshme dhe zotin Genc Gjokutaj, por na thanë se mbrojtjen e kishte marrë avokati Kujtim Cakrani.

Për ne e rëndësishme nuk është të vendosim palët në ndonjë kënd, sesa për të vendosur palët për të qartësuar ndokënd për transparencën. Vendosëm gazetarët që njohin dosjen dhe jo analist duke ruajtur etikën. Nuk harruam qëndrime që i kemi mbajtur që në krye të herës sa i përket mënyrës sesi është arrestuar. Kjo intervistë nëse do na mundësohet, patjetër që do e bëjmë. Balanca e palëve është e rëndësishme, jemi përpjekur që palët të jenë të përfaqësuara dhe e mbrëmshma më mirë se avokati i tij nuk do të kishte pasur dot mundësi tjetër për të qartësuar dosjen.

Meta në reagimin e tij tha se përsa i përket 369 mijë dollarëve të paguara nga një entitet i panjohur, gjë që del dhe në dosje, Prokuroria e Posaçme duhet të pyesë ish-bashkëpunëtorët e tij, më konkretisht, Endrit Brahimllarin që ka firmosur kontratën e lobingut dhe që ishte personi përgjegjës për ta ndjekur atë, si dhe kushëriri i tij i parë, Eriol Brahillari, i cili sipas tij, ka mbajtur për 10 vitë gjithë korrespodencën me kompanitë e lobimeve edhe me e-mail, por që pas largimit nga detyra si drejtor kabineti, nuk ka lënë asnjë arkiv apo gjurmë. Meta shton se i ka kërkuar SPAK prej dy vitesh të kërkojë nga partnerët amerikanë të hetojnë kush i ka bërë këto pagesa në SHBA dhe të merret në përgjegjësi ligjore, pasi ai vetë pretendon se nuk ka autorizuar askënd dhe me emër përmend Adrian Shatkun, i cili ka qenë prezantuesi i këtyre kompanive me LSI dhe ka mbajtur lidhjet me to./ZËRI

Poll

MOS HUMB