Aktualitet

Gucci, Dior e Hugo Boss/ Bllokohen 103 mijë veshje të falsifikuara me marka luksoze në Durrës

Gjatë kontrolleve të kryera janë konstatuar veshjet e ndryshme të markave Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss, Calvin Klein, etj, si edhe bluza të ndryshme sportive të ekipeve të njohura europiane.

F.I
Gucci, Dior e Hugo Boss/ Bllokohen 103 mijë veshje të falsifikuara me
veshjet e bllokuara

DURRËS-Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Durrës kanë bllokuar mbi 103 mijë palë veshje të falsifikuara me marka të njohura ndërkombëtare. Gjatë kontrolleve të kryera janë konstatuar veshjet e ndryshme të markave Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss, Calvin Klein, etj, si edhe bluza të ndryshme sportive të ekipeve të njohura europiane. Autoritetet doganore kanë bërë bllokimin e mallit dhe nisjen e procedurave përkatëse.

Gucci, Dior e Hugo Boss/ Bllokohen 103 mijë veshje të falsifikuara me

Gucci, Dior e Hugo Boss/ Bllokohen 103 mijë veshje të falsifikuara me

Gucci, Dior e Hugo Boss/ Bllokohen 103 mijë veshje të falsifikuara me

Njoftimi:

Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të falsifikuara

Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me Degën Doganore Durrës, ka goditur një rast të cënimit të pronësisë intelektuale, duke parandaluar hedhjen në treg të një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara si të falsifikuara.

Gjatë kontrollit janë konstatuar mbi 103 mijë palë veshje të markave të njohura ndërkombëtare si Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss, Calvin Klein, si edhe bluza sportive të ekipeve të njohura europiane. Mallrat janë bllokuar dhe kanë nisur procedurat përkatëse ligjore.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave rithekson angazhimin për tolerancë zero ndaj çdo subjekti që cenon pronësinë intelektuale dhe shkel Kodin Doganor, duke vijuar kontrollet e imtësishme ndaj subjekteve me risk./ZËRI

Poll

MOS HUMB