Aktualitet

“Hajde se kam vrarë mamanë”! 1 Prilli 'ngre në këmbë' Policinë e Vlorës

Një telefonatë emergjente ka alarmuar Policinë e Vlorës

F.I
“Hajde se kam vrarë mamanë”! 1 Prilli 'ngre në
FOTO ILUSTRUESE

VLORË-1 Prilli ësht dita ku o do të gënjeheni o do gënjeni, por duket se një i ri nga Vlora e ka marrë shumë seriozisht festën, duke mashtruar edhe Policinë. Një telefonatë emergjente ka alarmuar Policinë e Vlorës, pasi personi që ka telefonuar ka deklaruar: “Hajde se kam vrarë mamanë”.

Menjëherë pas këtij njoftimi, forca të shumta policie, përfshirë “Shqiponjat” dhe strukturat operacionale, janë nisur drejt vendit të dyshuar të ngjarjes. Megjithatë, pas ndërhyrjes në terren, rezultoi se nuk kishte asnjë ngjarje kriminale.

Pas kontrolleve paraprake, nuk është konstatuar asnjë rast apo provë që të konfirmojë një krim të tillë. Personi që kreu telefonatën fiku telefonin menjëherë pas komunikimit. 

Poll

MOS HUMB