Aktualitet

Konflikti për pronën! Dogji një makinë në Lushnjë, pranga autorit, në kërkim porositësi (EMRAT)

Autori Mario Biti dyshohet se e ka marrë porsoinë për djegien e makinës nga një 28-vjeçar i identifikuar si Andi Zaimi.

F.I
Konflikti për pronën! Dogji një makinë në Lushnjë,
PAMJE NGA NGJARJA

LUSHNJË-Një 39-vjeçar me precedent penale ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës pasi dogji makinën e një qytetari në fshatin Pluk. Autori Mario Biti dyshohet se e ka marrë porsoinë për djegien e makinës nga një 28-vjeçar i identifikuar si Andi Zaimi. Ky i fundit i shpallur në kërkim rezulton se ka qenë në konflikt me xhaxhanë e pronarit të makinës Dritan Veçani për motive pronësie.

Njoftimi i policisë:

Dogji automjetin e një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, identifikohet dhe kapet 39-vjeçari (shtetas me precedent penal).

Punohet për kapjen e 28-vjeçarit, i cili dyshohet se e porositi krimin, për shkak të konflikteve për motive pronësie, me xhaxhanë e pronarit të automjetit të djegur.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit D. V., se i kishin djegur automjetin, në afërsi të banesës së tij, në fshatin Pluk, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë organizuan punën operacionale dhe veprimet hetimore për të përcaktuar autorësinë e rastit dhe për të sqaruar rrethanat.

Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i djegies, shtetasi M. B., 39 vjeç, banues në këtë fshat.

Gjithashtu, u identifikua shtetasi që dyshohet se porositi kryerjen e këtij krimi, A. Z., 28 vjeç, i cili nga veprimet hetimore, rezultoi se ka qenë në konflikt me xhaxhanë e shtetasit D. V., për motive pronësie. Punohet intensivisht për kapjen e 28-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB