FUSHË-KRUJË-Policia e Krujës e mbështetura nga njësitë operacionale të Drejtorisë së Policisë Tiranë, kanë ngritur mbrëmjen e djeshme postoblloqe kontrolli në të gjithë aksin kryesor të rrethit Krujë, me fokus të veçantë në zonën e Fushë-Krujës.
Aksioni synoi ndalimin e personave në kërkim, si dhe arrestimin e atyre që qarkullojnë me armë ose lëndë narkotike. Drejtuesit e rinj të komisariatit të Policisë Krujë kanë vendosur nën kontroll të veçantë edhe “zonat e nxehta” të rrethit, të cilat shquhen për persona me rekorde të rënda kriminale.
Operacioni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa autoritetet synojnë forcimin e rendit dhe rritjen e kontrollit në territor./ZËRI