Aktualitet

'Heroi' i Artës/ Shpëtoi heroikisht dy fëmijë, shqiptari merr nënshtetësinë greke nga kryeministri Mitsotakis

Në qershor të vitit 2025, Levian Goga vuri jetën e tij në rrezik për të shpëtuar dy fëmijë nga ujërat e lumit Arachthos, një akt vetëmohimi që është një shembull i humanizmit dhe heroizmit.

zh.ll
'Heroi' i Artës/ Shpëtoi heroikisht dy fëmijë,
Ledian Goka dhe Mitsotakis

GREQI- Shqiptari Ledian Goga, i cili u shndërrua në hero kur u fut në lumë për të shpëtuar dy fëmijë të vegjël në qershor të këtij viti, mori nënshtetësinë greke.

Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në rezidencën qeveritare greke Maksimu, para Kyriakos Mitsotakis dhe në prani të Ministrit të Brendshëm Theodoros Livanios dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Shtetësisë Dimitris Karnavos, iu dha shtetësia greke shqiptarit Ledian Gogës. 

“Ju falënderojmë për atë që keni bërë, e meritoni dhe më shumë”, theksoi Kyriakos Mitsotakis menjëherë pas inaugurimit.

Në qershor të vitit 2025, Levian Goga vuri jetën e tij në rrezik për të shpëtuar dy fëmijë nga ujërat e lumit Arachthos, një akt vetëmohimi që është një shembull i humanizmit dhe heroizmit.

Por kush është shqiptari 'hero' që shpëtoi fëmijët?

Goga, burri që pa u menduar dy herë u zhyt në lumin Arachthos për të shpëtuar dy djem të mitur, nuk është dikush që kërkon publicitet. Ai nuk kërkoi asgjë, nuk priste asnjë “bravo”. "protothema.gr" e telefonoi dhe ai i tregoi se po priste radhën e tij në urgjencën e spitalit të Artës. Ai ishte i lënduar pasi kishte thyer këmbën në përpjekje për të nxjerrë fëmijët nga uji.

"E megjithatë, në telefon ai nuk foli për veten, as për traumën. Ai foli vetëm për ta,"-shkruan media greke, ndërsa shton se shqiptari u kishte thënë: Fëmijët. Vetëm për këtë mendoj.

Goga, ose “Leo” siç e thërrasin të gjithë në Neokor të Artës, nuk është roje bregdetare, ai nuk mban uniformë. Ai është një emigrant nga Berati i Shqipërisë. Ai erdhi në Greqi 24 vjet më parë, kur ishte vetëm 17 vjeç. Ai kishte mbaruar shkollën e mesme dhe kishte dëgjuar në atë kohë se “Greqia është e mirë”. Pa e ditur se çfarë e priste, ai kaloi kufirin dhe e gjeti veten në Athinë. Atje bëri lloj-lloj pune – pa stabilitet, pa siguri, pa u ankuar kurrë. Ai luftoi. Ai punoi shumë. Dhe disi, me këmbënguljen dhe durimin që karakterizojnë njerëzit e qetë, ai krijoi një jetë nga e para.

Gjatë 5 viteve të fundit ai ka jetuar në Arta me gruan dhe dy fëmijët e tyre, të moshës 10 dhe 6 vjeç. Gruaja e tij është rritur në Greqi dhe ata janë njohur nëpërmjet një martese me mblesëri. Jeta e tyre rrjedh qetë. Një shtëpi e thjeshtë dhe e përditshme, si çdo gjë tjetër. Deri të mërkurën në mesditën. Ai nuk i njihte fëmijët. Ai nuk kishte detyrim të përfshihej.

"Një nga fëmijët ishte në moshën e vajzës sime. Nuk më intereson kush janë, çfarë race, çfarë feje. Jam i huaj, por jam qenie njerëzore. Bëra atë që do të bënte çdo baba. Po mendoj vetëm për fëmijët,"- thotë ai dhe ndalet. Zëri i tij thyhet dhe nis e qan./ZËRI

Poll

MOS HUMB