
TIRANË- Kryetari i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani i është përgjigjur pyetjeve edhe për emra të politikës që janë nën hetim nga institucioni që ai drejton. Gjatë një takimi informal me gazetarët, Dumani u përgjigj lidhur me ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. E po ashtu, u pyet edhe nëse i druhej faktit se e njëjta gjë mund të ndodhte me presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Por për të dyja rastet, kreu i SPAK u shpreh se respektojnë vendimin e Gjykatave të Posaçme.
Pyetja e gazetarëve: Si ndiheni si jurisit? Mund të përsëritet ky skenar edhe per Ilir Meten?
Altin Dumani: Nuk kemi ndjeshmëri. Respektojmë vendimin e gjykatave. Jemi zbatues të ligjit. Kur nuk kënaqemi, ushtrojmë të drejtën e ankimimit. Për Ilir Metën, hetimi po vijon. Kërkesat e SPAK janë gjetur të drejta nga shkallët e gjyqsorit dhe Kushtetuesja i dha fundit të gjithave.
Lidhur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Dumani tha se çështja e tij ishte ende në fazën e hetimit paraprak. Por nuk preferoi që të jepte detaje të tjera lidhur me hetimet.
Dumani foli gjithashtu edhe për kallëzimet nga institucionet e tjera në SPAK, për të cilat tha se janë inkurajuar që ta furnizojnë Prokurorinë e Posaçme me materiale.
Sa i përket mesazheve dhe informacioneve që SPAK ka marrë nga çkodimi i bisedave në aplikacionin "SkyECC", Dumani e bëri të qartë se për çdo akuzë të ngritur ka pasur verifikime dhe janë gjetur prova. Ai u shpreh se SPAK nuk ka në dispozicion të gjithë databazën e Sky ECC por se funksionohet me kërkimin e kodeve që dalin në bazë të hetimeve. Madje shtoi se nëse në biseda të tjera do të shfaqen politikanë, nuk do të kusehen nga ligji.
“Nuk është e vërtetë që s’ka arrestime të politikanëve, pasi kemi ish-deputetin Jurgis Çyrbja të arrestuar. Ne nuk kemi në dispozicion të gjithë databazën e Sky ECC, në vijimësi ne kërkojmë kode të tjera kur na dalin në bazë të hetimeve që kemi. Në bazë të rezultateve të deri tanishme nuk na ka dalë lidhja direkte. Ne si institucion jemi të vëmendshëm që të ndajmë provën nga thashethemi, duke u përpjekur që të jemi sa më objektiv. Tashmë kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, ne po presim vendimin e arsyetuar për të parë argumentet. Ju garantoj që në momentin që konstatohet kushdo person, e kemi prova do të marrim vendimet tona,"-shtoi ai. Në vazhdën e aplikacioneve të enkriptuara, sa i përket aplikacionit Matrix dhe mundësisë për përdorimin nga shtetas shqiptarë, Dumani zgjodhi që të mos bënte asnjë koment.
“SPAK është një nga institucionet më të besueshme, dhe ne jemi angazhuar për të menaxhuar informacionin me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjin.”
Një tjetër dosje që po hetohet, është edhe çështja e njohur si “Toyota Yaris”. Por duke qenë se kryedemokrati Sali Berisha ka nxjerrë disa dokumenta, Dumani parlajmëroi personat që do të publikojnë informacione kofidenciale, duke përfshirë edhe ish-kryeministrin, do të mbajnë përgjegjësi penale.
“Do të ketë përgjegjësi penale për personat që nxjerrin të dhëna, duke qenë se ka një vendim për ndalim publimi. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit,"- tha Dumani.
Për dosjen Xibraka, numri një i SPAK sqaroi edhe njëherë se nuk janë gjetur prova që të lidhin Olsi Ramën me anëtarët e grupit të laboratorit të kokainës.
“SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulim të autorëve. U hetua edhe përfshirja e Olsi Ramës, nuk u gjet provë. U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes.”
Dumani u pyet gjithashtu për hetimet që lidhen me pronat e ushtrisë, por ai u shpreh se për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes, nuk mund të japë detaje.
“Hetimet janë në vazhdim, dhe detajet nuk mund të ndahen për shkak të konfidencialitetit të procesit. Nuk do të jap asnjë koment për opinione të kryeministrit apo politikanëve të tjerë,”- shtoi ai. Por kishte dhe kritika për institucionet.
“Ka institucione që lënë për të dëshiruar, por ne i kemi inkurajuar që të na furnizojnë me kallëzime, kur kanë dyshime për shkelje të ligjit.”
Intervista e plotë është zbardhur nga "WebLajm".
Pyetje – Përgjigje e Plotë
Dumani: Kur dy persona flasin për një të tretë, jemi kujdesur të gjejmë prova. Çdo indicie që ka dalë, një për një e kemi verifikuar. I kemi marrë në pyetje të gjithë. Por ka e inflacion me thashetheme.
- Strategjia për krimet zgjedhore?
Dumani: Brenda janarit do të publikojmë strategjinë për krimin zhjedhor. Pothuajse ka përfunduar. Deri në fund te janarit shpresojmë të miratohet. Do kemi dhe urdhër për zbatim.
- SkyECC (Në Krahasim me vendet jashtë) Përse nuk është identifiuar në Shqipëri ndonjë politikan i implikuar?
Dumani: Nuk eshtë e vertetë, nje ish deputet Jurgis Ccyrbja është nje qeli. Ne nuk kemi të gjithë databasat e aplikacionit Sky ecc. Nga ato informacione që kanë ardhur, ka rezultuar ajo lidhje që është bërë publike. SPAK është i vendosur për përmbajtjen e Sky, kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi pretendimet e një personi që është marrë i pandehur( Pëllumb Gjoka, dosja Metamofroza). Ne jemi të lirë të ushtrojmë ndjekje penale. SPAK është një nga kontribuesit më të mëdhenj me institucuonet e tjera ligjzbatuese, sa i përket këtij aplikacioni. Kur kemi patur prova, apo nëse do kemi do godasin çdo nivel politikani. SPAK ushtron ndjekjen penale për këdo.
- Deklaratat e Arben Ahmetaj, për aktet korruptive, (episodi i Turqisë)?
Dumani: Për efekt hetimi, nuk ndaj informacion.
- Veliaj, a po hetohen veprat penale, a do ketë emer konkret që do të regjistrojë SPAK për kyrbashkiakun apo familjarë të tij?
Dumani: Çështja në fazën e hetimir paraprak.
- Inceneratori i Tiranës. Po hetohet pikë mbërritja e parave. Si po veprohet?
Dumani: Ligji është i qartë. Sigurisht qe po hetohet. Inceneratori i Tiranës ka një administrator nga shtetit. Ai kujdeset, pagesat shkojnë për llogari të agjencisë. Ka hetim për personat që kanë përfituar nga kjo gjë, dhe vijojnë hetimet për persona të tjerë për pastrim parash.
- Vendimi i Apelit për Berishën. Si ndiheni si jursit? Mund të përsëritet ky skenar edhe per Ilir Meten?
Dumani: Nuk kemi ndjeshmëri. Respektojmë vendimin e gjykatave. Jemi zbatues të ligjit. Kur nuk kënaqemi, ushtrojmë të drejtën e ankimimit. Për Ilir Metën, hetimi po vijon. Kërkesat e SPAK janë gjetur të drejta nga shkallët e gjyqsorit dhe Kushtetuesja i dha fundit të gjithave.
- Ekstradimi i Plarent Dervishaj dhe i Julian Meçe. Do përdori SPAK të njëjtën rruge per Durim Bamin?
Dumani: Spak nuk ka çfarë përdor. Përgjegjës është Ministria e Drejtësisë. Në thjesht përgatisim letrat për ekstradim, me pjesën tjetër merret ministria e drejtësisë dhe ajo e brendshme kur bashkëpunon me Interpol.
- 21 janari, a është identifikuar emri i ndonjë ish zyrtari dhe a do të thirren persona të tjerë për tu pyetur?
Dumani: Për pyetjen e parë nuk shprehem. Për të dyten, është kompetence e prokurorit të çështjes për të thirrur persona të ndryshëm. Unë personalisht, preferoj që deshmitarët ti thërras të fundit, pasi të grumbulloj prova, më peëlqen ti ballafaqoj.
- Zbërthimi i aplikacionit Matrix. A ka nisur puna për marrjen dhe administrimit e mesazheve, meqenëse dilnin përdorues edhe shtetas shqipfolës?
Dumani: Nuk kam asnjë koment për këtë çështje, nuk dua ta ndaj me mediat. SPAK është një nga institucionet më të besueshme nga të gjitha institucionet, edhe për Europol.
- Inceneratori i Tiranës. A po e heton SPAK se si është zbatuar kontrata?
Dumani: Pjesë e hetimit dhe zbatimi i kontratës.
- Pronat e ushtrisë. Në cilën fazë janë hetimet dhe si i pergjigjeni komenteve të kryeministrit për sekuestron e portit të Sarandës?
Dumani: Detaje nuk mund të ndaj. Komente nuk bëj as për kryeministrin dhe as për persona të tjerë. Preferoj të mos bëj.
- Olsi Rama, pezullimi i hetimeve nga SPAK?
Dumani: Përgjigja është ajo që keni marrë. SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulimin të autorëve. U hetua edhe përfshirja e Ols Ramës pasi kjo çësthej ka qene e pezulluar dhe rinisi pas informacioneve të z.Bardhi, nuk u gjetën prova. U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes.
- Dosja Toyota Yaris. Do ketë përgjegjësi penale për personat që nxjerin të dhëna, duke qenë se ka një vendim për ndalim publikimi dhe medias i ndalohet ti publiokojë?
Dumani: Patjetër, të gjithë janë të barabartë para ligjit.
- Regjistrimi i 21 janarit në SPAK?
Dumani: Çështja është në fazën e hetimeve paraprake. Hetimet janë intenstive. Volumi hetimor shumë i madh.
- A keni konstatuar prona apo pasuri të politikanëve të lartë jashtë Shqipërisë dhe si keni vepruar?
Dumani: Duhet të kemi nje indicie. Rast konret për shqiptarë që të jenë konfiskuar pasuri jashtë, nuk ka. Kemi derguar letër porosi, por ende nuk kemi sekuestruar ndonjë pronë. Kemi patur informacione.
- Fondet e AZHBR, a do dalë SPAK me perfundim hetimesh? A janë kryqëzuar të dhenat e Olaf me AZHBR?
Dumani: Me Olaf kemi bashkëpunim të mirë. Nuk mund të parashikoj mbylljen e hetimeve.
- Koncesionet në shëndetësi. Keni mbyllur Sterilizimin, ka mbetur konçesioni i Check up dhe i laboratorëve. Mund të kemi nje afat se kur SPAK mund të mbylle hetimet?
Dumani: Janë prokurorët ata që janë në kontakt me çështjet. Janë në hetim, e keni këtë informacion.
Po ashtu, po sot, Dumani lajmëroi se SPAK ka gati edhe një strategji për të luftuar krimin zgjedhor gjatë votimeve që do të mbahen më 11 maj, por më shumë detaje do të zbulohen më vonë gjatë këtij muaji. /ZËRI