Aktualitet

Zgjedhjet 2025/ Dumani nga SPAK: Kemi gati strategjinë për të luftuar krimin zgjedhor

Në një takim informal që ka pasur sot me gazetarët që ndjekin zhvillimet pranë SPAK, Dumani ka bërë me dije se prezantimi do të ndodhë brenda këtij muaji.

k.m.
Zgjedhjet 2025/ Dumani nga SPAK: Kemi gati strategjinë për të
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka paralajmëruar se shumë shpejt nga SPAK do të publikohet strategjia për luftën ndaj krimit zgjedhor. Në një takim informal që ka pasur sot me gazetarët që ndjekin zhvillimet pranë SPAK, Dumani ka bërë me dije se prezantimi do të ndodhë brenda këtij muaji. Por deri në ditën që do të bëhet prezantimi, ka zgjedhur që çdo gjë ta mbajë "sekrete".

"Kam deklaruar që do të publikoj strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore, strategjia thuajse ka përfunduar, pritet miratimi po ashtu është menduar edhe një plan veprimi dhe një urdhër por për momentin nuk mund ta bëj publik urdhrin. Megjithatë ne emi gati, brenda janarit do ta publikojmë strategjinë për krimin zgjedhor,"-tha Dumani ndër të tjera. 

 

Poll

MOS HUMB