Aktualitet

Tritoli në 'Range Roverin' e kryetarit të Njësisë Administrative Fushë Krujë: Nuk isha unë objektivi

Eksplozivi dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë pranë restorantit

F.I
Tritoli në 'Range Roverin' e kryetarit të Njësisë
PAMJE NGA VENDNGJARJA

KRUJË-Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozivi është regjistruar mbrëmjen e djeshme (29 shtator) në parkingun e një restoranti në Fushë-Krujë, ku është hedhur në erë makina e kryetarit të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci.

Automjeti tip “Range Rover” ishte i parkuar, kur një sasi eksplozivi shpërtheu në pjesën e parme të saj. Sipas informacioneve paraprake, eksplozivi dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë pranë restorantit, duke shkaktuar dëme dhe tek një automjet tjetër të parkuar aty pranë.

Në lidhje me ngjarjen Ilir Loci, kryetari i njësisë administrative të Fushë-Krujës, ka deklaruar se ai nuk ka qenë objekti i sumit. Kryetari arsyeton se tritoli ishte hedhur në parkimin e restorantit ku ai po darkonte dhe se, përveç automjetit të tij është dëmtuar edhe një mjet tjetër.

“Në respekt të interesimit tuaj dua të ju informoj se lënda plasëse është hedhur ne parkingun e restorantit ku un po darkoja dhe është dëmtuar makina ime dhe një makine tjetër. Kjo është e dokumentuar me kamera, me foto nga policia në vendngjarje.”, thuhet në reagimin e Locit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:00, në fshatin Larushk, në parkimin e lokalit të shtetasit A. M., dyshohet se është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve E. K. dhe I. L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB