Aktualitet

Humbën jetën në aksidentin tragjik në orët e para të 2026, përcillen në banesën e fundit 3 të rinjtë

Anxhelo Ruçi 27 vjeç, do të varroset në varrezat e qytetit Majkosh ora 11.00.

F.I
Humbën jetën në aksidentin tragjik në orët e para
viktimat e aksidentit

GJIROKASTËR-U jepet sot lamtumira e fundit tre të rinjve të cilët humbën jetën në aksidentin tragjk të ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypass”, në orët e para të 1 janarit 2026.

Konkretisht Martin Dulaj 25 vjeç, do të varroset në fshatin Veliqot ora 11.00. Anxhelo Ruçi 27 vjeç, do të varroset në varrezat e qytetit Majkosh ora 11.00. Dhe Klejdi Myftari 24 vjeç, në varrezat e qytetit Majosh ora ora 12.00.

Anxhelo Ruçi është djali i kreut të komisariatit të Tepelenës, Rami Ruçi dhe nipi i ish-kryeparlamentarit socialist Gramoz Ruçit. Nërsa Klejdi Myftari punonte si instumentist muzikor. Ndërsa Martin Dulaj ishte i fejuari i 19-vjeçares Arsida Demiri, e cila ndodhej në makinë kur u bë aksidenti.

Ngjarja ndodhi më 1 janar në orën 03:18, kur dy automjete një Volkswagen dhe një Mercedes-Benz janë përplasur me njëri-tjetrin në vendin e quajtur “Bypass”. Nga përplasja e fortë, dy të rinjtë që ndodheshin në automjetin Volkswagen, Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruçi 27 vjeç humbën jetën, po ashtu edhe drejtuesi i automjetit Mercedes-Benz, Martin Dulaj 25 vjeç, ka ndërruar jetë në vend. Pasagjerja 19-vjeçare Arsida Demiri, që udhëtonte në Mercedes-Benz, u plagos rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike./ZËRI

Poll

MOS HUMB