TIRANË-Teksa sot në Gjykatën Kushtetuese mbahet seanca ku ish-ktyebashkiaku Erion Veliaj do të jetë i pranishëm, parapërgatitjet kanë filluar. Seanca do të jetë publike, dhe Veliaj do të lërë për disa orë qelinë, për t’u paraqitur personalisht në Gjykatë.
Para seancës ku do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin nga detyra dhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytetë, një video të publikuar, punonjësit e GJK shfaqen teksa testojnë mikrofonat dhe kamerat në sallë, mes batutash dhe të qeshurash, për t’u siguruar që gjithçka të jetë gati për procesin e sotëm.
Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës më 25 shtator, me vendim të Këshillit të Ministrave me argumentin se nuk ishte paraqitur në detyrë për më shumë se tre muaj, që nga arrestimi më 10 shkurt. Me firmën e presidentit Bajram Begaj më 1 tetor u vendos që zgjedhjet e pjesshme vendore të mbahen më 9 nëntor.
Por kryebashkiaku i shkarkuar, Erion Veliaj ankimoi në Gjykatën Kushtetutese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij. Vetë Kushtetuta sakëson se kur vendimi për shkarkim ankimohet në Gjykatën Kushtetutese, vendimi për shkarkim pezullohet.
Rreth një javë më vonë, 'situata' u kthye përmbys me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit. Në arsyetimin e vendimit, Kushtetuesja shpjegoi se nëse dekreti i Begajt për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë do të qëndronte në fuqi, do të sillte pasoja të pariparueshme në adresë të Erion Veliajt, teksa vendimi për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim./ZËRI
