Aktualitet

Hyn sot në fuqi rregullorja e re e GJKKO-Pa telefona e kamera, gazetarët me leje në gjyq, Dhoma e Avokatisë mbledh Këshillin

Lidhur me rregullat ndaj avokatëve, të cilëve u ndalohet mbajtja dhe përdorimit i telefonave celularë, laptopëve dhe tabletëve brenda sallave të gjyqit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë do të mbledhë Këshillin Drejtues për të mbajtur një qëndrim.

F.I
Hyn sot në fuqi rregullorja e re e GJKKO-Pa telefona e kamera,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Sot hyjnë në fuqi kufizimet e Rregullores së re të Brendshme “Për sigurinë, rendin, solemnitetin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e Gjykatës” nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Kufizimet janë vendosur kryesisht për median dhe avokatët. 

Lidhur me rregullat ndaj avokatëve, të cilëve u ndalohet mbajtja dhe përdorimit i telefonave celularë, laptopëve dhe tabletëve brenda sallave të gjyqit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë do të mbledhë Këshillin Drejtues për të mbajtur një qëndrim. Lidhur me kufizimet kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, profesor doktor Maksim Haxhia, është shprehur më herët se "Telefoni është mjet pune, është një studio ligjore lëvizëse për një avokat". Haxhia gjithashtu paralajmëroi edhe bojkot të seancave.

Çfarë ndalohet me rregulloren e re

Në draftin e miratuar më 17 korrik, përcaktohen rregulla të reja për praninë dhe raportimin e medias gjatë seancave gjyqësore. Konkretisht, kufizohet numri i përfaqësuesve të mediave që mund të ndjekin një seancë gjyqësore, hiqet praktika e deritanishme që lejonte filmimin e minutave të para të seancave, ndalohet filmimi në korridoret e gjykatës dhe gazetarët do të duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim të paktën 24 orë përpara për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore. Gjithashtu, do të rishikohen të gjitha autorizimet dhe lejet ekzistuese të akreditimit vjetor.

Rregullorja e re e GJKKO-së është miratuar nga zv/kryetari Erjon Bani dhe është kundërshtuar nga prezantimi i saj. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka ngritur shqetësim për lirinë e medias, duke theksuar se një nga pikat më problematike që parashikoln rregullorja e re është ndalimi i përdorimit të telefonit celular nga gazetarët gjatë seancave gjyqësore.

Sipas AGSH, ndalimi i celularëve “nuk i shërben administrimit të drejtësisë, por kufizon në mënyrë të pajustifikuar të drejtën kushtetuese të informimit publik”, veçanërisht në kushtet kur në GJKKO zhvillohen procese gjyqësore me interes të lartë publik. Edhe rrjeti SafeJournalists ka ngritur shqetësim për lirinë e medias dhe kërkoi nga GJKKO, që të pezullojë rregulloren e re që censuron mediat.

Poll

MOS HUMB