Aktualitet

I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

Në vitin 2017, Miller u dënua me tetë vjet burg për parregullsi në ndërtimin e një inceneratori të destinuar për djegien e mbeturinave dhe gjenerimin e energjisë në një qytet shqiptar.

F.I
I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e
Manuel Augusto Blacker Miller

PERU-Ish-ministri i Jashtëm i Perusë, Manuel Augusto Blacker Miller, i dënuar në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare ë Spitalin Penal Hamilton Agostinho, më 23 janar të këtij viti.

Blacker Miller ishte në paraburgim të autoriteteve braziliane pasi u arrestua në dhjetor me urdhër të Gjykatës Supreme të Brazilit, në përgjigje të një kërkese për ekstradim të paraqitur nga Shqipëria, një vend që i kërkonte atij të përgjigjej për një mashtrim të dyshuar financiar, raporton Info Bae.

Blacker Miller mbajti postin e Ministrit të Jashtëm të Perusë në vitin 1991. Në vitin 2002, ai u zhvendos në Miami me gruan dhe fëmijët e tij. Në nëntor 2007, Dhoma e Posaçme Penale e Gjykatës Supreme të Perusë dënoi dhjetë ish-ministra të qeverisë Fujimori me burgim nga 4 deri në 10 vjet - midis tyre, Miller.

Në vitin 2009, ai u ndalua në Florida nga agjentë të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të Shteteve të Bashkuara, por u lirua dhe shkoi në Shqipëri. Në vendin evropian, ai u arrestua përsëri nga Interpoli në vitin 2013, duke u liruar të nesërmen. Katër vjet më vonë, në vitin 2017, Miller u dënua me tetë vjet burg për parregullsi në ndërtimin e një inceneratori të destinuar për djegien e mbeturinave dhe gjenerimin e energjisë në një qytet shqiptar.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se premtoi një investim të cilin nuk e mbajti. Vendndodhja e tij nuk dihej që nga viti 2018 — deri në arrestimin e tij, të kryer nga Njësia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Federale në Rio (NCI/Interpol), me ndihmën e oficerëve të policisë federale./ZËRI

Poll

MOS HUMB