Aktualitet

I dënuar për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës: Më 2013-ën vrau shokun e shkollës

I riu u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Pasagjeri”, ndërsa raportohet se ai ka qenë i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

F.I
I dënuar për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës:
PAMJE NGA ARRESTIMI

DURRËS-Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili u kap teksa lëvizte i armatosur me pistoletë. Edrin Varaku u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Pasagjeri”, ndërsa raportohet se ai ka qenë i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armën e zjarrit, tip pistoletë.

Ngjarja ndodhi më 4 dhjetor 2013, ku Varaku në mes të klasës qëlloi për vdekje me pushkë shokun e shkollës, Adriatik Tota.  Sipas hetimeve të kohës, përplasja fillestare kishte ndodhur në një autobus, ku Varaku pretendoi se ishte prekur me sup dhe më pas ishte ofenduar nga viktima. Që prej asaj dite, marrëdhënia mes tyre ishte tensionuar.

Njofimi i policisë:

Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë, vihet në pranga 28-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Procedohet penalisht drejtuesi i automjetit, për moskallëzim të krimit.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Pasagjeri”.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin A. L., ku dyshohej se lëvizte si pasagjer një shtetas i armatosur, shtetasi E. V.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. V., pasagjer në këtë automjet, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi E. V., 28 vjeç, banues në Shijak, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërsa shtetasi A. L., 25 vjeç, banues në Shijak, u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB