Aktualitet

Kërcënohet sërish pronari i MCN Endri Meksi, persona hyjnë në ambientet e medias dhe tentojnë ta dhunojnë!

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Ferdinand Dervishi, ku përmes një postimi në Facebook, shkruan se Meksi është kërcënuar sërish.

I.F
Kërcënohet sërish pronari i MCN Endri Meksi, persona hyjnë
Endri Meksi

TIRANË- Disa ditë pas sulmit ndaj tij, ku u kërcënua nga disa persona të maskuar, Endri Meksi pronari i MCN TV është kercenuar sërish. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Ferdinand Dervishi, ku përmes një postimi në Facebook, shkruan se Meksi është kërcënuar sërish.

“Kërcënohet sërish pronari i MCN. Shteti hesht, i gjithi Per se dyti njerez me maska futen ne ambientet e tv MCN dhe tentojne te dhunojne, apo me keq akoma, pronarin Endri Meksi. Pra, nderkohe qe ngjarja e pare, e dates 10 mars 2026, hetohet zyrtarisht, nderkohe qe njerezit me maska presupozohet te ndiejne peshen e hetimit dhe kerkimit nga policia, ngjarja perseritet”, thuhet në postim.

Më 10 mars pronari i MCN TV, Endri Meksi kallëzoi në polici se është kërcënuar nga persona të maskuar dhe të armatosur. Sipas kallëzimit, tre persona kanë dalë nga një automjet tip "Audi" i bardhë, të pajisur me shkopa bejsbolli dhe e kanë kërcënuar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 9 marsit, rreth orës 23:00, pranë ambienteve të televizionit. Pas incidentit, policia sekuestroi kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth dhe të televizionit për të identifikuar autorët. Sipas burimeve pranë policisë, mjeti u largua me shpejtësi drejt zonës së Saukut./ZËRI

Poll

MOS HUMB