Aktualitet

15 vite të ngujuar/ Djali vrau fqinjin, babai kërkon pajtim: Na falni gjakun!

Ai shprehet se ka tentuar që të kërkojë falje, po ashtu edhe rrethi i tij miqësor, por nuk ia kanë arritur.

I.F
15 vite të ngujuar/ Djali vrau fqinjin, babai kërkon pajtim: Na falni
Reshit Gjata

SHKODËR- Babai i Agim Gjatës, i cili u arrestua në vitin 2022 për vrasje të kryer në vitin 2011 ka kërkuar që të falet gjaku. Reshit Gjata u shpreh për “Euronews” se ka 15 vite që jeton i ngujuar, pasi djali i tij ka ekzekutuar me armë në fshatin Barbullush 61-vjeçarin Ndoc Çeliku në vitin 2011.

Teksa ka folur për ngjarjen e ndodhur 15 vite më parë, Reshit Gjata tregon vështirësitë që po kalon familja e tij për shkak të ngujimit. Ai shprehet se ka tentuar që të kërkojë falje, po ashtu edhe rrethi i tij miqësor, por nuk ia kanë arritur.

“Do t’i bijsha ngjunj. Falje, falje, falje! Se nuk fitojmë asgjë. Falje, falje, falje se është e shkrujt prej të madhit Zot. Ne s’kena pas as konfliktin ma të vogël, me njëri-tjetrin, përkundrazi marrëdhëniet shumë të mira. Fmit kanë shkuar mirë janë rrit bashkë. Do t’i kërkojsha falje! Falja është gjë e jashtëzakonshme, jo me vra, vrasja është krim. Krim, sido që t’i vi puna”, u shpreh Reshit Gjata nëse do të kishte përballë familjen e Çelikut./ZËRI

Poll

MOS HUMB