Aktualitet

I dënuari pas lejes shpërblyese nuk rikthehet në qeli, i bën “dhuratë” vetes për festa: Arratiset jashtë Shqipërisë

Ai para disa ditësh kishte përfituar lejen dhe ishte bashkuar me familjen e tij ndërsa me datë 2 dhjetor duhej të rikthehej në qeli për të vijuar dënimin.

F.I
I dënuari pas lejes shpërblyese nuk rikthehet në qeli, i bën
FOTO ILUSTRUESE

RROGOZHINË- Një i burgosur nuk është rikthyer në ambientet e burgut në Rrogozhinë pas përfundimit të lejes shpërblyese që kishte përfituar. I dënuari Erjon (Sefer) Markol (Markola) rezulton se ka për të vuajtur edhe 4 vite burg. Markola para disa ditësh kishte përfituar lejen dhe ishte bashkuar me familjen e tij ndërsa me datë 2 dhjetor duhej të rikthehej në qeli për të vijuar dënimin. Por si duket i burgosuri ka zgjedhur që festat ti kalojë i lirë, duke mos u rikthyer më në IEVP.

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Rrogozhinë njofton se shtetasi Erjon (Sefer) Markol (Markola), i biri i Ali dhe Zahide, i datëlindjes 01.09.1978,  banues në Tiranë, nuk është paraqitur në kohën e caktuar pas përfundimit të lejes shpërblyese. Ky shtetas, është dënuar me vendimin Nr. 2844, datë 01.12.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 76/22 i Kodit Penal. Aktualisht, i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 11 muaj burgim”, sqarojnë autoritetet.

Familjarët e të dënuarit janë shprehur se ai nuk ndodhej në shtëpi ndërsa sipas tyre ai ka ikur jashtë vendit. Më tej bëhet me dije se i dënuari kishte përfituar për herë të tretë leje shpërblyese por herën e tretë ai nuk është rikthyer më në IEVP siç kishte ndodhur më parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB