
KORÇË- Një tjetër ngacmim seksual është shënuar në një shkollë të vendit. Në Korçë, Policia e Shtetit ka vendosur në pranga një mësues, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij. 45-vjeçari Bledar Duro, mësues në një shkollë 9-vjeçare i ka dërguar mesazhe me përmbajtje erotike dy të miturave, vetëm 14 vjeç.
Sipas të dhënave të mësuara deri më tani, mësuesi i shkruante prej më shumë se një muaji të miturave, kryesisht kur nuk ishin në shkollë, pra jashtë orarit mësimor. Mesazhi që ka komprementuar mësuesin është ai që i ka dërguar njërës prej të miturave, me tekstin: Si ndihesh, a je eksituar?
Kanë qenë vajzat që fillimisht u kanë treguar prindërve, e më pas, bashkë me ta i janë drejtuar Komisariatit të Policisë së Korçës për të denoncuar rastin e rëndë, ku kanë nxjerrë edhe mesazhet që u dërgonte mësuesi.
"Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “ëhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve,"-bën me dije Policia./ZËRI