Aktualitet

I dënuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani në GJKKO, ndryshon vendbanim

Selmanit iu pranua nga gjykata kërkesa për ndryshim të vendbanimit për shkak të kushteve jo të mira ku ndodhet aktualisht.

F.I
I dënuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani
Ilir Selmani

TIRANË- Ilir Selmani i dyshuar për ekzekutimin e ish-punonjësit të Policisë, Santiago Malko në gusht të vitit 2019 është paraqitur nën forca të shumta sigurie në GJKKO. I dënuar me 26 vite burg për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko, Selmani kërkon pafajësi në Apel. Seanca u shty pasi avokatët kërkuan kohë për konkluzionet përfundimtare.

Më 19 qershor Apeli i Posaçëm vendosi të lirojë Selmanin nga arresti me burg, duke vendosur masën në arrest shtëpie për të dyshuarin. Vetëm një ditë më parë pranë banesës së tij u kap me armë zjarri Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt. Selmanit iu pranua nga gjykata kërkesa për ndryshim të vendbanimit për shkak të kushteve jo të mira ku ndodhet aktualisht.

Ilir Selmani drejtonte njërën prej makinave që bënë ndjekjen e Malkos, ndërsa më pas është kapur nga kamerat e sigurisë duke mbledhur bishtat e cigareve të konsumuara nga Blendi Teta, edhe ky pjestar i klanit Duka sipas prokurorisë. Malko ka qenë ditën e ekzekutimit në spitalin Pediatrik, ku dërgoi djalin e sëmurë duke lëvizur me një makine normale dhe jo të blinduar. Ky ka qenë momenti kur autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga brenda makinës, duke i shkaktuar vdekjen.

Ish-punonjësi i policisë, Santiago Malko, mik i Ervis Martinajt, u vra me dhjetë plumba në makinën e tij mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 pranë zonës së “Porcelanit” në Tiranë. Vrasja e ish-policit u planifikua nga Leonard Duka, vëllai i tij Erlis Duka dhe një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, Ilir Selmani, Oltian Loga, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku, Xhoni Nica dhe Bledar Teta. Leonard Duka u arrestua në Belgjikë në 14 shkurt të vitit 2023./ZËRI

Poll

MOS HUMB