Aktualitet

Si u monitorua Brian Syzo para atentatit, zbulohet kamera pranë burgut të Drenovës

Dyshohet se dy vëllezërit Agolli e kanë vendosur kamerën për të monitoruar lëvizjet e Brian Syzos dhe për ta sulmuar në momentin që do të shkonte të takonte vëllain e tij Sindi Syzo, i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës, për plagosjen me thikë të Nikollës në berberhanen e tij.

F.I
Si u monitorua Brian Syzo para atentatit, zbulohet kamera pranë burgut
Brian Syzo dhe Nikolla Agolli

KORÇË-Një kamer e vendosur pranë burgut të Drenovës dyshohet se është përdorur për të monitoruar lëvizjet e Brian Syzos, i cili u plagos me armë zjarri në Pogradec. Kamera u konstatua rreth 4 ditë më par, e vendosur në një nga plepat përgjatë rrugës që të çon në burgun e Drenovës. Pas verifikimit të pamjeve filmike u identifikuan si autorë të vendosjes së saj vëllezërit Nikolla dhe Edison Agolli.

Dyshohet se dy vëllezërit Agolli e kanë vendosur kamerën për të monitoruar lëvizjet e Brian Syzos dhe për ta sulmuar në momentin që do të shkonte të takonte vëllain e tij Sindi Syzo, i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës, për plagosjen me thikë të Nikollës në berberhanen e tij.

35-vjeçar Brian Syzo mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri më 29 qershor, ndërsa i riu ndodhej i parkuar me mjetin e tij në lagjen nr. 3 të Pogradecit. Hetimet e Policisë kanë çuar në identifikimin e katër personave të dyshuar si autorë të atentatit. Dy prej tyre janë arrestuar, Nikolla Agolli dhe David Prifti, ndërsa dy të tjerë Meardi Berberi dhe Edison Agolli janë shpallur në kërkim. Burime bëjnë me dije se, sapo Syzo ka mbërritur në vendngjarje, pranë tij është afruar një fuoristradë "Jeep" me xhama të zinj dhe targa amerikane, ku udhëtonin autorët. Sipas të njëjtave burime, Nikolla Agolli ka hapur zjarr në drejtim të Syzos sapo ky i fundit ka dalë nga automjeti i tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB