Aktualitet

Atentati i pronarit të karburantit në Sarandë, viktima edhe kryetar i Shoqatës Çamëria

F.I
Atentati i pronarit të karburantit në Sarandë, viktima edhe
Rexhep Ismaili

SARANDË- Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Sarandë, rezulton të jetë kryetar i Shoqatës Çamëria.

Ismaili u vra me një plumb në kokë në ambjentet e karburantit të tij në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido i cili me anë të një posti në rrjete sociale shpreh ngushëllimet.

Postimi:

I kobshëm lajmi i vrasjes së Rexhep Ismailit. Kryefamiljar që rriti një familje të mirë, biznesmen i suksesshëm, patriot dhe drejtues i zellshëm i Shoqatës Çamëria në Sarandë.

Humbja e tij trondit jo vetëm familjen dhe miqtë, por mbarë komunitetin. I bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që të zbardhin sa më parë këtë ngjarje të rëndë dhe autorët të përballen me drejtësinë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën.

Lamtumirë Rexhep!

Poll

MOS HUMB