Aktualitet

Abuzimi me tenderin 2.2 mln euro! GJKKO kthen dosjen e ish-kreut të KPP, Jonaid Myzyrit: 45 ditë kohë

GJKKO i ka dhënë SPAK-ut 45 ditë kohë për të kryer një akt-ekspertim dhe për të plotësuar hetimet lidhur me çështjen ndaj tij. 

F.I
Abuzimi me tenderin 2.2 mln euro! GJKKO kthen dosjen e ish-kreut të KPP,
Jonaid Myzyri

TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve ndaj ish-kreut të Komisioni i Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri. Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar pushimin e çështjes me argumentin se pasi u ezauruan të gjitha fazat e hetimit u konstatua se fakti ekziston, por nuk përbën vepër penale.

Por, Gjykata ka kthyer dosjen për hetime të mëtejshme, ndërsa SPAK-ut i është dhënë 45 ditë kohë për të kryer një akt-ekspertim dhe për të plotësuar hetimet lidhur me çështjen ndaj tij. 

Myzyri u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme në qershor 2025 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi të ARRSH-së me fond mbi 219 milionë lekë, për mirëmbajtjen e rrugës që kalon nga Rrësheni në Shpal dhe zona të tjera përreth. Gjatë shqyrtimit të procedurës së mësipërme, Komisioni i Prokurimeve në mënyrë të paligjshme ka favorizuar bashkimin e dy operatorëve ekonomike ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB