Aktualitet

I nxorri armën Policisë teksa shoqëronte të kërkuarin! Lihet në burg Amadeo Fufi dhe i dënuari Leonard Dema

Gjyqtari Delvijot Lusha, caktoi ndaj Amadeo Fufit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si edhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Shtetit”.

F.I
I nxorri armën Policisë teksa shoqëronte të kërkuarin!
PAMJE NGA VENDNGJARJA

LEZHË-Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 28-vjeçarin Amadeo Fufi dhe për të dënuarin Leonard Dema, i cili mbeti i plagosur gjatë një operacioni policor të zhvilluar më 19 maj në Mamurras. 

Gjyqtari Delvijot Lusha, caktoi ndaj Amadeo Fufit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si edhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Shtetit”. Ndërkohë, 23-vjeçari Leonard Dema u njoh me masën e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Dema do të mbahet në arrest deri në ekstradimin e tij drejt Italisë, ku rezulton i dënuar me 7 vite burg për tentativë vrasjeje. 

Objektiv i operacionit Të 19 majit ishte kapja e Leonard Demës, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga Gjykata e Trentos në Itali me 7 vite burg për tentativë vrasjeje. Por gjatë momentit të ndërhyrjes, ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke rrezikuar jetën e tyre. Ndërkohë edhe personi që e shoqëronte në makinë, Amadeo Fufi, 28 vjeç, ka nxjerrë armë zjarri dhe ua ka drejtuar efektivëve të policisë. Në kushtet e vetëmbrojtjes, policia qëlloi me armë. Operacioni përfundoi me plagosjen e Leonard Demës dhe arrestimin e Amadeo Fufit./ZËRI

Poll

MOS HUMB