Aktualitet

Ishin duke pirë kafe në Kombinat! Plas sherri...55-vjeçari nxjerr thikën dhe plagos shokun

Pas një debati, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur shokun

F.I
Ishin duke pirë kafe në Kombinat! Plas sherri...55-vjeçari
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Një konflikt i çastit në zonën e Kombinatit në Tiranë ka agravuar deri në përdorimin e thikës.  Konkretisht i plagosuri dhe autori kanë qenë duke pirë kafe në lokal. Pas një debati, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur shokun. Sipas informacioneve paraprake autori 55-vjeçar është arrestuar. Vijojnë hetimet për të përcaktuar motivet e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kombinat/Më datë 25.05.2026, rreth orës 08:50, është paraqitur në spital, i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, shtetasi A. A., 61 vjeç, banues në Kombinat, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit E. M., 55 vjeç, banues në Kombinat.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Poll

MOS HUMB