Aktualitet

Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Nga arratia kërkon gjykim të shkurtuar, Polovinës i refuzohet kërkesa, shtyhet procesi

Burime bëjnë me dije se seanca është shtyrë pas kërkesës së avokatit të Shkëmbit, për t’u njohur me aktet e dosjes pasi është zgjedhur vetëm një ditë më parë. 

zh.ll
Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Nga arratia kërkon gjykim të shkurtuar,
arjan ndoji-vendngjarje

TIRANË- Është shtyrë gjyqi në Gjykatën e Posaçme për procesin e veçuar ndaj Bledar Polovinës dhe Amar Shkëmbit, të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji dhe Aleksandër Lahos, i njohur si "Rrumi i Shijakut". Seanca e radhës do të mbahet më 11 mars, ora 11:00. Burime bëjnë me dije se seanca është shtyrë pas kërkesës së avokatit të Shkëmbit, për t’u njohur me aktet e dosjes pasi është zgjedhur vetëm një ditë më parë. 

Dy të akuzuarit, në këtë proces po gjykohen të ndarë nga pjesa tjetër, ndërkohë që Polovina vazhdon të jetë në kërkim ndërkombëtar. Mësohet se thirrja e tij nga gjykata është bërë me shpallje publike dhe në adresën e tij të banimit. Po ashtu, është marrë informacion nga Interpol Tirana.

Bledar Polovina është lokalizuar në SHBA dhe i ka dërguar autoriteteve të SHBA-së kërkesën për ekstradimin e tij, por sipas shkresës që Interpol i ka sjellë gjykatës, nuk ka informacion se çfarë ka ndodhur me këtë proces. SPAK kërkon që procesi të vijojë në mungesë të Bledar Polovinës, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar gjykatës gjykim të shkurtuar nëpërmjet një e-maili të dërguar avokatit të tij, Sajmir Visha. Por, kërkesa nuk ka ardhur në formën e kërkuar nga ligji dhe për këtë arsye nuk mund të pranohet.

Arjan Ndoji në vitin 2019 i shpëtoi një atenati me armë zjarri, ku vetë mbeti i plagosur kurse shoferi u vra ndërkohë që udhëtonte sëbashku me një nga eksponentët e krimit, "Rumin e Shijakut". Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj. Ai u hetua për të tri kriteret dhe gjatë vlerësimit të figurës së tij, u konstatua papështatshmëri e figurës, pasi dyshohet se ka favorizuar persona me precedent penalë gjatë detyrës së tij. Por edhe pse s'mund të ishte më pjesë e drejtësisë, në maj të këtij viti, Ndoji garoi në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, duke ia dalë që të fitonte mandatin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB