Aktualitet

"Dëm të përjetshëm në fytyrë" Gazetarja denoncon mjeken e ftuar në podcastin e Ramës: U përdora si kavie, s'mbajti as përgjegjësi

Më tej Doshlani theskon se edhe pas dëmtimit klinika nuk mbajti asnjë përgjegjësi për dëmin që i shkaktoi.

F.I
"Dëm të përjetshëm në fytyrë" Gazetarja
Edi Rama, Ujeza Doshlani dhe Vilma Tafili

TIRANË-Episodi i radhës në podcastin e kryeministrit Edi Rama, i përkiste operacioneve plastike. E ftuar për të folur në lidhje me ndërhyrjet estetike, ishte mjekja Vilma Tafili. Por ky episod për gazetaren Ujeza Doshlani nuk ishte aspak i këndshëm pasi, fiks një vit më parë ajo rrëfen se eksperienca personale me po të njëjtën mjeke ka qenë tronditëse. 

Duke ndarë dhe imazhe nga post-ndërhyrja me fytyrën e djegur, gazetarja ka rrëfyer historinë e saj. Doshlani shkruan se mjekja në fjalë, Vilma Tafili e ftoi për të marrë shërbime dhe përfundoi sipas saj, duke i sjellë dëme të mëdha në lëkurë. Gazetarja tregon se si shenjat e shkaktuara nga klinika “Repeat Clinic” ndikuan në pezullimin nga puna, dëmin psikologjik dhe një shenjë të përjetshme në fytyrë.

"Dëm të përjetshëm në fytyrë" Gazetarja

"Dëm të përjetshëm në fytyrë" Gazetarja

"Sot pashë një intervistë publike në podcastin e Kryeministrit Rama, që më bëri të ndalem. E ftuar ishte një mjeke estetiste, e cila fliste për estetikën, imazhin dhe profesionalizmin, duke dhënë këshilla dhe shembuj hipotetikë si mund të bëhemi më të bukur. Në pamje të parë, gjithçka duket perfekte, qesharake, sipërfaqësore... Por jo çdo histori shihet në ekran. Një vit më parë, kjo mjeke, e cila jep këshilla se si mund të "përmirësojmë” pamjen tonë fizike, më ftoi në klinikën e saj për një trajtim estetik. Besova. Si shumë të tjerë, u mbështeta te këshillat dhe imazhi profesional që ekspozonte publikisht. Nga një trajtim i cilësuar prej saj si “jo invaziv", gjithçka shkoi keq. Fytyra ime u dogj. Ky trajtim solli pasoja konkrete në jetën time personale dhe profesionale. Për një person që del në ekran çdo ditë, si unë, ky dëmtim pati ndikim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm në jetën time. U detyrova të pezullohesha përkohësisht nga puna, pa afat, për shkak të pamundësisë për të mbuluar këtë shenjë në mes të fytyrës. Make-up-i nuk bënte punë, pasi lëkura ishte ende një plagë e hapur, e djegur. Shkova të kërkoja një zgjidhje gjithandej, por asgjë nuk ishte e mundur. Humba projekte. Kontrata u pezulluan. Dhe jo më pak e rendësishmja: u përballa me vështirësi psikologjike serioze!,"-shkruan gazetarja.

"Dëm të përjetshëm në fytyrë" Gazetarja

"Dëm të përjetshëm në fytyrë" Gazetarja

"Dëm të përjetshëm në fytyrë" Gazetarja

Më tej Doshlani theskon se edhe pas dëmtimit klinika nuk mbajti asnjë përgjegjësi për dëmin që i shkaktoi. Gazetarja shprehet se nuk ka asgjë personale me kryeministrin apo mjeken, por nënvizon se këto ndërhyrje edhe pse me konsensus nga klientët, askush nuk paralajmëron pë efektet anësore apo rreziqet. Dolshani deklaron se rrëfimi i eksperiencë së saj ka qëllim ndërgjegjësimin, që askush tjetër të mos bëhet pre e imazheve perfekte, fjalëve të bukura dhe promovimeve publike.

"Mbeta me një plagë në mes fytyrës, e cila për muaj të tërë ishte e pamundur të mbulohej. Një shenjë e dukshme, e përditshme, që më kujtonte çdo ditë pasojat e asaj që ndodhi. Ditët dhe muajt kaluan dhe çdo ditë shpresoja për një përmirësim. Poshtë make-up-it, që nuk ndihmonte aq shumë sa duhej, ishte shenja e këtij gabimi. Një gabim i bërë nga dora e dikujt tjetër, por mbi të gjitha nga besimi im tek ata që ua besova fytyrën time. Në atë moment vendosa ta lë këtë histori pas shpine. Jo sepse ishte e drejtë, por sepse beteja ishte më e madhe se unë. Doja ta harroja disi atë horror që më ndodhi, duke u përpjekur të bindja veten se nuk kishte ndodhur kurrë.

Ka kaluar një vit e pesë ditë nga dita kur shkova në atë klinikë dhe, si për ironi, pamjet kësaj interviste sot zgjojnë plagët e kësaj ngjarjeje pikërisht në përvjetorm e saj. Ka kaluar një vit. Dhe unë sot kam një shenjë në mes të fytyrë. Një shenjë nga një trajtim i supozuar jo invaziv", të cilin unë nuk e kam kërkuar po më është sugjeruar dhe më është kryer nga dora e dikujt që synonte të përmirësonte pamjen time. Me konsensusin tim? Patjetër. Por pa u paralajmëruar aspak për rreziqet eventuale dhe duke u përdorur si kavie. Një person/kavie që, e rikujtoj, e ka fytyrën dhe imazhin pjesë të punës së saj!!!

"Dëm të përjetshëm në fytyrë" Gazetarja

"Dëm të përjetshëm në fytyrë" Gazetarja

"Dëm të përjetshëm në fytyrë" Gazetarja

Mendoj se është e drejtë që e vërteta të dihet. Kjo është mbyllja e këtij rrëfimi. Ndarja e këtyre pamjeve nuk ka qenë aspak e lehtë për mua. Make-up-i, filtrat, dritat perfekte, këndi perfekt kanë mbuluar shenjat e një plage, e cila fatkeqësisht ka sjellë shumë dëme dhe trauma në jetën time. Por e vërteta nuk mund të mbulohet gjatë. Sakaq, kjo nuk është hakmarrje. As sulm personal. Është thjesht e vërteta ime, e thënë pas një viti heshtjeje. Po e ndaj këtë histori jo për të akuzuar drejtpërdrejt një person, por sepse besoj se mungesa e përgjegjësisë flet më shumë se çdo akuzë. Dhe në këtë rast, ajo mungesë ka qenë e plotë. Qëllimi im është ndërgjegjësimi: që askush tjetër të mos bëhet pre e imazheve perfekte, fjalëve të bukura dhe promovimeve publike në, siç e thotë edhe Kryeministri ynë i dashur, "kazanin mediatik", ku një të tillë e drejton edhe ai. Dhe mbi të gjitha, gabimet janë njerëzore. Por mënyra se si përballemi me to, dhe sa përgjegjësi mbajmë, është ajo që na tregon kush jemi në të vërtetë. Asgjë nuk ma kthen pas kohën dhe as nuk e shëron traumën që kam kaluar."

"Dëm të përjetshëm në fytyrë" Gazetarja

Vitet e fundit duket se kirurgjia plastike dhe trajtimet estetike janë kthyer në një trend dhe ky nuk është rsati i parë ku trajtimet nuk përfundojnë si duhet në atë që duhet të ishte një rimodelim apo përmirësim. Njerëzit dhe pacientët mbeten ende të ekspozuar ndaj trajtimeve të pasigurta dhe ajo që theksohet në çdo rast të bërë publik është neglizhenca e klinikave pas këtyre ndërhyrjeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB