Aktualitet

IKMT rafshon banesat në Vlorë! Banorët: S'dalim nga shtëpia...ku tëshkojmë, jemi në qiell të hapur

12 banesa janë shembur më herët, ndërsa në fazën aktuale pritet të prishen edhe 26 të tjera.

F.I
IKMT rafshon banesat në Vlorë! Banorët: S'dalim nga
PAMJE NGA VENDNGJARJA

VLORË-Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur sot shembjen e disa banesave në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Aksioni ka vijuar mes tensioneve, ku banorët kanë kundërshtuar të dalin nga shtëpitë e tyre, duke hyrë në konflikt me forcat e Policisë dhe punonjësit e IMT-së e IKMT-së. Prishja e banesave lidhet me hapjen e një rruge që do të lidhë Autostradën Transballkanike me Portin e Jahteve.

Banorët janë shprehur se nga projekti dhe prishja e shtëpive shumica nuk përfitojnë asgjë, pasi nuk kanë certifikatë banese, ndërsa të tjerë kanë marrë vetëm 26 milionë lekë. Në këto kushte ata arsyetojnë se mbeten në rrugë dhe nuk kanë ku të shkojnë.

Një banor shprehet: “Ne shtëpitë me dokumenta, këta na i prishin. Na kanë dhënë ca lekë, por nuk mund të blejmë dot shtëpitë e reja. Nuk dimë ku të shkojmë. Nga shtëpitë nuk dalim derisa të rrisin çmimin, dhe atëherë vetëm atëherë do të largohemi. Çfarë qeverie e shteti është ky? Jemi të pambrojtur. Shtëpitë me dokumenta i prishin pa na dhënë lekët. Na kanë dhënë vetëm një pjesë të shumës, 26 milionë lekë, por unë kam kërkuar vlerësim me çmimin e tregut.”

12 banesa janë shembur më herët, ndërsa në fazën aktuale pritet të prishen edhe 26 të tjera. Banorët me dokumentacion do të dëmshpërblehen për çdo metër katror, ndërsa ata pa hipotekë do të marrin bonus qiraje nga Bashkia./ZËRI

Poll

MOS HUMB