Aktualitet

Horror në Greqi! 40-vjeçari shqiptar vret gruan në sy të fëmijëve: Pashë babin duke goditur mamin me thikë

Shqiptari dyshohet se e ka goditur me thikë në shpinë dhe qafë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. 

F.I
Horror në Greqi! 40-vjeçari shqiptar vret gruan në sy të
PAMJE NGA VENDNGJARJA

GREQI-Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin fqinj, ku një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë gruan e tij 36-vjeçare në zonën e Volosit në Greqi. Krimi ndodhi në banesën ku jetonte familja, në prani të katër fëmijëve të çiftit. Raportohet se sherri nisi fillimisht në apartamentin e tyre dhe më pas çifti ka zbritur në hyrje të pallatit ku kanë vazhduar të debatojnë. Më pas, shqiptari dyshohet se e ka goditur me thikë në shpinë dhe qafë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. 

Vajza e viktimës telefonoi e tronditur shërbimet e urgjencës kur pa nënën e saj 36-vjeçare të mbuluar me gjak në hyrje të pallatit. Ajo zbuloi se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta.

“E pashë babain duke e vrarë nënën me thikë...Nuk e di pse u grindën”, është shprehur vajza, duke vënë në dukje se 39-vjeçari ishte xheloz për gruan e tij dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.

Pas krimit, burri shqiptar është larguar dhe policia ka nisur kërkimet në qytet për ta kapur. Sipas informacioneve nga protothema.gr, nuk ka pasur të dhëna për dhunë në familje, megjithatë, autori i krimit, ndërtues me profesion, ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor./ZËRI

Poll

MOS HUMB