Aktualitet

Inceneratori i Fierit/ Apeli i GJKKO cakton datën për vendimin ndaj Kokës dhe të akuzuarve të tjerë

Seanca do të mbahet më datë 19 dhjetor.

F.I
Inceneratori i Fierit/ Apeli i GJKKO cakton datën për vendimin ndaj
Alqi Bllako dhe Lefer Koka

TIRANË-Apeli i Gjykatës së Posaçme, ka caktuar datën për vendimin ndaj të pandehurve për aferën e inceneratorit të Fierit. Seanca do të mbahet më datë 19 dhjetor, ku mes të pandehurve është edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, Alqi Bllako dhe 10 të akuzuar të tjerë. Çështja në Apel u hap me kërkesë të avokatëve të të pandehurve, që kërkuan edhe marrjen e disa dëshmive dhe provave të reja, por edhe të SPAK.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u dënua me 10 vite burg nga GJKKO për aferën e inceneratorit të Fierit, por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 6.8 vite burg.  Po ashtu, GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, i cili me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj, ndërsa Klodian Zoto, aksioneri kryesor i koncesionarit të këtij inceneratori, është dënuar me 12 vite burg, nga të cilat do të vuajë në qeli 8 vite. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka vendosur të lirojë nga qelia, duke i shpallur të pafajshëm për akuzat e ngritura, zëvendëspresidentin e FSHF, Arben Dervishin, Arjola Kodrën dhe Juri Imerajn. Me shërbim prove janë dënuar 5 nga të pandehurit, përkatësisht Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi.

Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022, prej ku sipas SPAK, rezultonte se për këtë incenerator janë paguar 4 milionë euro për punën që nuk është kryer, ndërkohë që zyrtarët e përfshirë në aferë i kishin shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prek 60 milionë lekë./ZËRI

Poll

MOS HUMB